Njëri prej faktorve kryesor që shtyen një pushtet të bije ne “Brazd” në pluralizmin politik është opozita e fortë e cila me veprimet e veta do të ta kontrollonte egzekutivin cilit nuk do ti lejoj të dalë jashtë ligjshmërisë dhe ta demaskoj kur është nevoja.
Editorial: rajoni.org
Tani në komunën e Skënderajt që nga paslufta opozitë më të fortë në numra nuk ka pasur kurrë ani pse pushteti aktual ka shumicën në asamble.
Mirëpo si dukët partia më e madhë opozitarë “IDEAL” qe ka 10 asamblista nuk po e dijnë fuqinë qe e kanë edhe nuk po vepron konforom përgjegjësisë që ka marrë nga sovrani.
Këtij subjekti politike po i mungon përvoja, më shumë po jetë spekator i rrejdhave dhe ngjarjeve të cilat po thuajse po ndodhin ditë për ditë.
Grupi i asambelistave të “IDEAL’it” i cili deri sot nuk ka bërë publik as emrin e shefes se grupit të saj; po tregohet mjaft i dobët dhe i çorjentuar.
Kjo me pas manifestohet në vote; si rasti i fabrikës se betonit kur ky subjekt me abstenimin në seancen e asmables komunale nuk e përkrahi as asmblistin e vetë, Abduall Gashi, qe të votoj kundër dhe me këtë e lënë në “lloq” Gashin.
Me këtë abstenin subjkti politik nuk e përkrahi as vetën sepse në vend se të kërkoj vazhdimin e projketit “Parku Biznesit” në Marinë dhe aty të ndërtohët fabrika e betonit, ata zgjedhen heshtjen.