[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Një person i aksidentuar me motoçikletë është arratisur dje nga dhoma e reanimacionit të Emergjencës në QKUK, pasi ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.
I njëjti ishte aksidentuar me motoçikletë në Komoran, për të ikur më pas nga shërimi i mëtutjeshëm për shkak se ishte person i kërkuar nga Policia.
[the_ad id="78756"]
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arratisuri është M.Ibriqi nga Komorani (emër i njohur për redaksinë).
35-vjeçari ka kërcyer nga dritarja e dhomës së reanimacionit në Emergjencë, për të mos u kapur nga Policia.
Madje bëhet e ditur se i arratisuri kishte lëndime trupore goxha serioze pas aksidentit me motoçikletë./Indeksonline/