Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari sot ka vizituar familjen e ish kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i cili para disa ditësh u dënua me katër vite e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Sinjali.
Jashari ndër të tjera tha se ish krerët e OVL-UÇK-së u dënuan padrejtësisht nga Gjykata Speciale në Hagë.
Tutje në postimin e tij shton se më familjarë të Gucatit kanë shprehur shqetësimin e përbashkët me vendimet e padrejta të kësaj gjykate duke shpresuar që drejtësia të thotë fjalën e fundit dhe Hysniu, Nasimi dhe të akuzuarit tjerë të kthehen në Kosovë.
Postimi i plotë i Jasharit:
Një vizitë vëllazërore në familjen e luftëtarit të Lirisë, Hysni Gucati, i cili bashkë me Nasim Haradinaj u dënuan padrejtësisht së fundi nga Gjykata Speciale në Hagë.
Me vëllaun dhe dy djemtë e Hysniut shprehëm shqetësimin e përbashkët me vendimet e padrejta të kësaj gjykate duke shpresuar që drejtësia të thotë fjalën e fundit dhe Hysniu, Nasimi dhe të akuzuarit tjerë të kthehen në Kosovën për të cilën punuan e luftuan drejtë.
Bashkë, në mbrojtje të luftës sonë çlirimtare!