[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Gazeta Sinjali sot ka raportuar për një rast të dhunës në familje, ku një 39-vjeçare në Prizren ka denoncuar në Polici burrin me të cilin bashkëjeton që 9 vite. Ajo fillimisht deklaroi se është rrahur fizikisht nga i dyshuari, e më pas bëri të ditur se i njëjti e ka dhunuar edhe seksualisht. Pas denoncimit, i dyshuari u arrestua.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi që dyshohet se kreu veprën penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Dhunim’ është Besim Mazreku, 41-vjeçar.
[the_ad id="78756"]
Sinjali mëson se Prokuroria ka nisur menjëherë hetimet ndaj tij dhe i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Mazreku është dërguar në qendrën e mbajtjes në Prizren.