Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Punësimi i Arben Vitisë në laboratorin Olive, është antiligjor

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, para pak ditësh ka nisur punën në laboratorin privat “Olive”. Ai është emëruar menaxher i këtij laboratori, shkruan Periskopi.

    Dyshimet e para janë se punësimi i Vitisë si menaxher në atë institucion privat, bie në kundërshtim me ligjin.

    [the_ad id="78756"]

    Sipas “Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit”, zyrtari i lartë publik e ka të ndaluar të punësohet për një periudhë deri në dy vjet pas përfundimit të funksionit publik, në pozitë udhëheqëse ose menaxhuese, në institucionet publike dhe private dhe institucioneve vartëse të tyre të cilat kanë marrëdhënie biznesi me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik, nëse detyrat e tij gjatë periudhës dy-vjeçare para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen, kontrollin apo sanksionimin e aktivitetit të tyre.

    Të martën me 24 Maj, Periskopi ka dërguar pyetje në Agjencinë Kundër Korrupsionit -AKK, lidhur më atë se nëse një ministër, i cili e ka lënë punën para pak muajve në ministri, a mund të punësohet në një firmë privatë -industri e njëjte ajo me punën të cilën e ka kryer deri para pak muajve në ministri…. AKK-ja nuk ka kthyer përgjigje deri më tani.

    Kujtojmë që laboratori “Olive” është licencuar për teste PCR nga Ministria e Shëndetësisë në kohën sa ministër ka qenë Arbën Vitia.

    Kjo çështje është shtruar edhe sot në Kuvendin e Kosovës nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili ka kërkuar të di, nëse punësimi i ish ministrit përbën konflikt të interesit.

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi doli në foltore dhe i doli në mbrojte ish ministrit të Albin Kurtit.

    “Është e qartë se kjo pyetje është jashtë konformitetit tim me u përgjigj. Nëse është shkelë Ligji, organet përkatëse do të  merren me të. Por, çdo qytetar ka të drejtë të punojë aty ku ka dëshirë, qoftë në sektorin privat, qoftë në publik’’, tha Latifi.

    Çka thotë ligji

    LIGJI Nr. 06/L -011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, papitulli IV flet për kufizimet pas ushtrimit të detyrës publike.

    Neni 18 Kufizimet e zyrtarit të lartë pas përfundimit të ushtrimit të detyrës publike

    1.1Zyrtari i lartë nuk ka të drejtë: 1.1. të punësohet ose të emërohet, për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik, në pozitë udhëheqëse ose menaxhuese, apo të përfshihet në kontrollin ose auditimin e institucioneve publike dhe private dhe institucioneve vartëse të tyre të cilat kanë marrëdhënie biznesi me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik, nëse detyrat e tij gjatë periudhës dy-vjeçare para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen, kontrollin apo sanksionimin e aktivitetit të tyre;

    1.2. të përfshihet në marrëdhënie kontraktore, drejtpërdrejt ose nëpërmjet ndonjë personi të afërm ose të besuar, me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik;

    1.3. të përfaqësojë, ndihmojë ose këshillojë ndonjë person fizik ose juridik, drejtpërdrejt ose nëpërmjet ndonjë personi të afërm ose të besuar, në një konflikt ose marrëdhënie biznesi me institucionin, për detyrën që ai ka kryer ose që është në vazhdimësi të saj për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik; dhe

    1.4. të përdorë informacionin e privilegjuar ose konfidencial të siguruar gjatë ushtrimit të funksionit publik për qëllime e punësime të tjera në të ardhmen për interesin privat të vet ose të një personi të afërm apo të besuar për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik.

    Institucioni në të cilën zyrtari i lartë ka ushtruar funksion publik nuk mund të bëjë biznes deri në një vit nga mbarimi i funksionit publik me subjektin në të cilin ish-zyrtari, personi i afërm me të apo personi i besuar kanë një pjesëmarrje prej jo më pak se pesë përqind (5%) në të drejtat e themeluesve, menaxhimin apo kapitalin, si me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet pjesëmarrjes së personave të tjerë juridikë.

    “Olive” është një nga laboratorët më të mëdhenj në Kosovë që ka lulëzuar gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, kur pjesën më të madhe ministër i Shëndetësisë ka qenë Arben Vitia, përkatësisht gjatë mandatit të Qeverisë “Kurti 1” dhe “Kurti 2”. Vitia kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë në vjeshtën e kaluar kur u fut në garë si kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.