Se komuna e Skenderajt vërtet ka mllef ndaj mediave të cilat edhe për kundër kërcënimeve janë dukë bërë një punë të madhe në njoftimin e opinionit të këtij rajoni, tregon fakti që për të parën herë pas Luftë në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi nuk është caktuar as një gazetar, anetar i këtij këshilli, shkruan rajoni.org.
Si dukët mekati i gazetareve të kësaj treve është që ata nuk po shkrujan çka po mendon kryetari dhe suita e tij; të cilët po mundohën ta pasqyrojnë atë çka ësht reale në teren, i pelqej apo nuk i pelqej.
Pra ata nuk po pranojnë të bëjnë këso raportësh kontradiktorë si ky i sotit i lëshuar pas këtij takimi ku fillimisht situata e sigurise është vlersuar e qetë dhe stabile ku sipas komunikatës krytari kërkon bashkpunim policisë që siguria të këtë nivel të kënaqshem ndërsa krejt në fund komandanti permend disa shqetsime që po përcjellin gjendjen e sigurisë në këtë komunë.
Për më shum lexoni komunikatën e plotë të komunës:
Situata e sigurisë në komunën e Skenderajt është e qetë dhe stabile, është vlerësuar sot në takimin e radhës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, i cili është kryesuar nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, e ku kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve tjera publike, të pakicave kombëtare, shoqëria civile, udhëheqësit të bashkësive fetare dhe përfaqësues të organeve e subjekte të tjera.
Kryetari Nura në pikën e rendit të ditës rreth situatës së sigurisë, ka kërkuar bashkëpunim më të madh mes Policisë së Kosovës dhe mekanizmave tjerë, në mënyrë që siguria të ketë nivel edhe më të kënaqshëm.
Edhe komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, Muhamet Kajtazi ka konstatuar se siguria në komunën tonë vazhdon të jetë e mirë.
Megjithatë janë përmendur disa shqetësime gjatë takimit si zjarrvëniet e qëllimshme të arave që rrezikojnë pastaj pyjet dhe pasurinë e përgjithshme, vjedhjet dhe dukuri të tjera, për të cilat është kërkuar angazhim më të madh nga ana e të gjithëve, në mënyrë që dukuritë e tilla të mos përsëriten.