Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    ‘Trepça e zhytur në borxhe, Qeveria s’ka strategji për zhvillim’

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ndërmarrja publike “Trepça”, është zhytur në borxhe ndaj operatorëve privat, por edhe institucioneve si Trusti dhe Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

    Deputetët e opozitës thanë se tash e tri vjet punëtorët e kësaj ndërmarrje kanë punuar pa kursime pensionale, kjo pasi punëtorëve nuk u kanë paguar Trustin.

    [the_ad id="78756"]

    Madje sipas tyre, borxhi total që ka kjo ndërmarrje ndaj punëtorëve për pagesat e Trustit, kap vlerën e dhjetëra milionë eurove.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka thënë se situata është jashtëzakonisht shqetësuese.

    Sipas kryetarit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, në këtë periudhë ka neglizhencë totale të Qeverisë në raport me Trepçën sa i përket projekteve zhvillimore.

    “Situata është jashtëzakonisht shqetësuese. Janë dhjetëra miliona euro që Trepça ka borxhe operatorëve privat dhe institucional. Ka dhjetëra miliona euro që ka obligime ndaj KPMM-së dhe Trustit. Përkundër rritjes së çmimeve në berz ndërkombëtar do të duhej të ishte do të duhej të ishte favorizuese për ndërmarrjen Trepça dhe institucionet e shtetit”.

    “Kemi një neglizhencë totale të Qeverisë në raport me Trepçën dhe nuk kemi asnjë veprim konkret sa i përket projekteve zhvillimore dhe stabilitetit afat gjatë të Trepçës. Është mbijetesë ekonomike dhe nuk kemi asnjë projekt afatgjatë. Definitivisht në këto rrethana të qeverisjes çfarë është unë jam shumë pesimist, por fati është që resurset ekzistojnë dhe presim një ditë më të mirë”, tha Shala.

    Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj tha se gjendja buxhetor në Trepçë është mjaft e rëndë sepse Trusti nuk u është paguar punëtorëve.

    Sipas tij, Qeveria duhet të marrë përgjegjësi dhe t’i qaset zhvillimit të kësaj ndërmarrje.

    “Gjendja buxhetore në Trepçë është mjaft e rëndë dhe edhe pse ka pasur informacione nga Qeveria që ka trende pozitive mendoj që Trepça nuk numëron ditë të e mira të zhvillimit dhe në mungesë të buxhetit të vazhdueshëm dhe mos shlyerjes së borxheve, Trusti nuk është paguar edhe punëtorëve që duhet me qenë prioritet i ndërmarrjes Trepça”.

    “Aksionar i Trepçës është Qeveria dhe mendoj që duhet të zhvillohet dhe të trajtohet më ndryshe e sidomos kjo Qeveri që ka ardhur me premtime që do të bëjë zhvillimin e Trepçës. Duhet të ndryshohet gjendja dhe Qeveria të marrë përgjegjësi si t’i qaset zhvillimit të Trepçës”, tha Lekaj.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.