Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Me këtë rast Osmani dhe Abazoviq njoftohet të kenë biseduar për projekte të përbashkëta mes dy vendeve.
Për takimin që u zhvillua në margjinat e Samitit për Demokraci të Evropës Juglindore njoftoi Abazoviq përmes një postimi në Twitter.
“Detyra e përbashkët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës është që në periudhën e ardhshme të konkretizojnë projekte me interes të përbashkët në fushën e ekonomisë dhe transportit. Ishte kënaqësi të bisedoja sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Budva”.
Ndryshe në këtë samit, presidentja Osmani ka mbajtur sot një fjalim të fokusuar në ndryshimin e arkitekturës së sigurisë në Evropë, si pasojë e luftës në Ukrainë dhe implikimet e këtyre zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.