Një ankesë e pa zakontë ka ndodhur sot në seancën e asamblesë të Komunës së Skenderajt nga vetë asamblistët të cilët po ankohen në koleget e tyre se janë dukë i penguar, shkruan rajoni.org.
Kështu disa asamblistave janë duke i penguar lëvizjet e kolegeve të tyre dhe në vend që të merren me prezantimin e problemeve të qytetarëve janë dukë u marrë me veteveten.
Këshilltarja e këtij kuvendi, Arjeta Rama qe vjen nga radhët e PDK-së, lëvizjet kolegeve për ndonjë konsultim apo nevojë personalë qe mund të jenë edhe fiziologjike i ka quajtur të pa përgjegjshmë dhe nga duke thënë se këto lëvizje po e dekoncetrojën atë?
Të njëjtin mendim rreth qarkullimit të asamblistave e pati edhe Afrim Kabashi nga NISMA i cili u ankua se ka shumë lëvizje dhe ai la te nënkuptohet që kjo është dukë i penguar atij; pasi sipas tij nese ai si ma i vjetri gjatë një seance është në gjendje të mos lëviz farë si nuk munden këtë ta bëjnë të tjerët./Rajoni.org/