Është ndarë nga jeta Fehmi Haradini, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteran, aktivist i devotshëm politik dhe njeri prej themeluesve të Nismës Socialdemokrate, në Drenas, transmeton DrenicaOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Nismes Socialdemokrate Fatmir Limaj:
Me shumë pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Fehmi Haradini, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteran, aktivist i devotshëm politik dhe njëri prej themeluesve të Nismës Socialdemokrate, në Drenas.
Fehmi Haradini do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një patriot dhe intelektual me vlerta të larta njerëzore e profesionale. Vdekja e tij padyshim është humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por edhe më gjërë.
Në këto momente, bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Haradini dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur.
– Fatmir Limaj