Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, me anë të nje emaili derguar redaksis rajoni.org, ka akuzuar këtë medium se po shpif ndaj tij dhe se po tenton të ja prish imazhin atij.
Letra e plotë derguar redaksis se portalit rajoni.org,
“I nderuar,
Në portalin tuaj “Rajoni” më datën 27 Maj 2022 në orën 10:39 është publikuar një lajm me titull “Dreka e Fadil Nurës me mish, raki, birra e krisma armësh”
Ky lajm është krejtësisht i pavërtetë dhe shpifës. Asnjë ndejë e imja as private e as publike nuk është shoqëruar me krisma armësh, aq më pak si kryetar komune. Ju as nuk keni marrë mundin për të më kontaktuar përpara se ta bëni lajmin, për të pyetur se a kam qenë në atë ndejë apo për çështje të tjera që ju interesojnë.
Qëllimi i shkrimit është dëmtimi i imazhit dhe personalitetit tim si kryetar komune. Bile, ju edhe me datën 15 maj në ora 7 e 03 keni bërë një postim me titull: “Gjuajtje me armë zjarri në këtë fshat të Skenderajt, policia nuk nderhyn”. Në këtë shkrim ju jeni thirrur se gjoja dikush ka parë lëvizje në afërsi të fshatit Kuqicë, duke me cilësuar si njeri të fuqishëm të qytetit për çka nuk ka ndërhyrë as policia. As për këtë shkrim nuk keni kontaktuar. Në shkrimin e datës 27 maj 2022 ju vetëm keni thelluar shpifjet dhe të pavërtetat të cilat i keni hedhur në opinionin publik, ku keni përmendur edhe emrin tim pa u bazuar në asnjë fakt të vetëm.
Kërkoj nga ju që këto lajme të datës 15 dhe 27 maj 2022 t’i demantoni dhe të kërkoni falje, duke i japur rëndësinë e njëjtë sikurse lajmeve.
Në rast se nuk i demantoni këto lajme dhe nuk kërkoni falje, atëherë unë do të ushtroj padi për shpifje sipas Ligjit kundër shpifjes dhe fyerjes”.
Për shkak të profesionalizimit dhe të paanshmëris portali rajoni.org, boton në plotni letrën e Fadil Nurës.