[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Sot u raportua për një rast të rëndë që ndodhi në fshatin Burojë të Skenderajt, ku një person ka kryer vetëvrasje duke u varur në litar, shkruan rajoni.org.
Ish asamblisti, Agron Kajtazi, i ka thënë rajonit se viktima që i dha fund jetës, duke u varur në litar, në shtëpinë e tij është Hajzer Durak, 80-vjeçar.
[the_ad id="78756"]
Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Avni Zaiti.
“Vdekje dyshimtë. Sot, rreth orës 06:30, është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Burojë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 79 vjeçar, ka thënë Zaiti për Paparacin.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes.
