[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 15 e 30 minuta në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Korreticë e Epërme të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.
Në aksident janë përfshirë katër automjete, ku përveç dëmeve materiale është njoftuar edhe për nëntë persona të lënduar.
[the_ad id="78756"]
Aksidenti është konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë e Epërme). Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë katër vetura dhe deri në këtë moment rreth nëntë persona janë lënduar që kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit”, tha Krasniqi./DrenicaOnline/