Komuna e Skenderajt i ka hedhur fajin PDK’së respektivisht degës se kësaj partie në Skenderaj qe ka organizura tubimin e djeshem në Kuqicë ku përveç udhëheqësve komunal kanë marrë pjesë edhe struktura të larta të PDK’së në krye me Memli Krasniqin, shkruan rajoni.org.
LEXO EDHE: Ndeja e Memli Krasniqit në Skenderaj shoqërohet me krisma armësh, ushqim e birra! [PAMJE]
I pyetur nga Rajoni në lidhur me ahengun e mbajtur në Kuqicë, shefi i zyrës për informim i Komunës se Skenderajt, Amir Lushtaku ka theksuar se ky është organizim partiak dhe kjo është informata zyrtare meqe sipas tij ai është zyrtari përgjgjës i zyrës për informim të komunës.
Derisa rajoni i ka derguar pyetje edhe policisë se Kosovës se a ka informata policia lidhur me të shtënat në tubimin e mbajtur në Kuqicë e sipas dëshmitarëve okular aty se paku në këtë aheng janë pare edhe pjestar të policisë në rroba civile, por deri tani policia e Kosovës nuk ka kthyer pergjigjje.
Ndryshe dje në Kuqicë të Skenderaj është mbajtur një tubim me zyrtar komunal e struktura të PDK’së i cili u përcjelll me krisma armesh, muzik e pije alkoholike.
Por nje argument tjetër qe e bënë të besushem se organizimi mund të jetë organizimi nga komuna është edhe pjesëmarrja e sekretarit të kuvendit komunal të Skenderajt në këtë aheng pasi qe sekretarit të kuvendit nuk i lejohet prania në aktivitete partiake.