[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit.
Sipas një njoftimi për media, Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse.
[the_ad id="78756"]
“MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt.
Në ndërkohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë po vazhdon monitorimin e tregut”, thuhet në njoftim.
Nafta në Kosovë mbërriti në 1 eur e 85 centë sot, duke kapur një shifër rekord.