Kosova e ka realizuar edhe fitoren e dytë në Nations League. Kombëtarja kosovare e ka mposhtur atë të Irlandës së Veriut sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3-2.
Kosova ka fituar me dy gola të Muriqit dhe një të Bytyçit, ndërsa për Irlandën e Veriut realizuan Lavery dhe Ballard.
Paraprakisht Kosova e ka mposhtur Qipron, por ka humbur nga Greqia.
Me Greqinë Kosova do të ndeshet sërish këtë të diel në Athinë. Prapë Irlanda e Veriut zvogëlon epërsinë e Kosovës
Irlanda e Veriut ia ka dalë të shënojë edhe një herë kundër Kosovës, në ndeshjen e vlefshme për Nations League, që po zhvillohet në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.Ka qenë minuta e 83 kur Ballard ka realizuar me kokë pas një asistimi nga Thompson. Momentalisht rezultati është 3-2.
Muriqi shënon golin e tij të dytë e të tretin për Kosovën
Kosova ka realizuar edhe golin e tretë ndaj Irlandës së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për Nations League, e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ka qenë minuta e pesëdhjetë e një kur Muriqi ia ka dalë të shënojë edhe golin e tij të dytë dhe të tretin për Kosovën në ndeshje.
Momentalisht rezultati është 3-1.
Irlanda e Veriut zbutë epërsinë, përfundon pjesa e parë
Irlanda e Veriut ia ka dalë që ta zbusë epërsinë e Kosovës, në ndeshjen e vlefshme për Nations League, e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ka qenë minuta e dyzet e katërt kur Lavery ka realizuar me kokë nga afërsia pas një asistimi të Spencer.
Me rezultatin 2-1 ka përfunduar edhe pjesa e parë.
Shënon Bytyçi, Kosova rrit epërsinë ndaj Irlandës së Veriut
Kosova ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen me Irlandën e Veriut, sfidë kjo e vlefshme për Nations League, e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ka qenë minuta e nëntëmbëdhjetë kur Milot Rashica ka asistuar për Zymer Bytyçin, i cili e ka dërguar topin në rrjetë.

Muriqi i saktë nga pika e bardhë, Kosova kalon në epërsi
Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Irlandës së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për Nations League, që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ka qenë duke u luajtur minuta e tetë kur Milot Rashica është penguar brenda gjashtëmbëdhjetë metershit dhe gjyqtari ka dhënë penallti. Përgjegjësinë për ekzekutimin e njëmbëdhjetë metërshit e ka marrë Vedat Muriqi, i cili e ka çuar topin në rrjetë.
Ka qenë duke u luajtur minuta e tetë kur Milot Rashica është penguar brenda gjashtëmbëdhjetë metershit dhe gjyqtari ka dhënë penallti. Përgjegjësinë për ekzekutimin e njëmbëdhjetë metërshit e ka marrë Vedat Muriqi, i cili e ka çuar topin në rrjetë.
Fillon ndeshja Kosovë – Irlandë e Veriut
Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut, një sfidë e vlefshme kjo për Nations League.
Kosova kësaj ndeshje i qaset me një formacion ndryshe nga ndeshja me Greqinë, pasi në atë ndeshje dy lojtarë u përjashtuan me kartonë të kuq.
Në të njëjtën kohë po luhet edhe ndeshja tjetër e të njëjtit grup mes Greqisë dhe Qipros.
Kosova – Irlanda e Veriut, formacionet
Kosova dhe Irlanda e Veriut ndeshen sonte në një sfidë të vlefshme për Nations League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
