Drejtoria për Zhvillim Ekonomik Ndërmarrësi Inovacion dhe Turizëm ka publikuar listën e 12 përfituesve me nën-grante për të rinjët e këtij qyteti, shkruan rajoni.org.
Sipas listës të siguruar nga portali rajoni.org, në mësin e 12 përfituesve është edhe një aplikacion me emër serb, Zoran Kovacevic.
Nuk dihet shuma monetare e sakt qe i është ndarë këtij projekti, por dihet qe shuma minimale e projektit përfitues është nga 1 mije deri në 15 mije dollarë.
“Në komunen e Skenderajt:
– Grantet për të rinjtë 15-18 vjeçar janë nga 1,000 deri 4,000 dollarë
– Grantet për të rinjtë 18- 24 vjeçar ë janë nga 6,000 deri 15,000 dollarë”, thuhej në shpalljen e shpërndare nga Drejtoresha e kësaj Drejtorie, Besarta Meha – Ademi!

Kujtojme qe sipas mediave lokale gjatë fushatës PDK-ja në Skenderaj, dyshohet se kishtë bëre marrëveshje me serbët e fshatit Bajë dhe Syriganë.
Në dy vendvotime ku votojnë serbët, në fshatin Bajë dhe në Syriganë, Kandidati i PDK-së, Fadil Nura ka marrë votat e serbëve dhe kjo argumentohet edhe nga rezultatet e KQZ-së.
Në vendvotimin nr. 2119B, kan2119B, kanë pasur drejtë vote 101 votues, 99% serb, 31 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, ku 28 prej të cilëve për kryetar komune kanë votuar kandidatin e PDK-së, Fadil Nura, kurse për kuvend komunal kanë votuar për subjektin e tyre politik.
Në vendvotimin nr. 2111B kanë pasur drejtë vote 108 votues, prej tyre 98% janë votues serb, 52 prej të cilëve për kryetar komune kanë votuar kandidatin e PDK-së, Fadil Nura, kurse për kuvend komunal kanë votuar për subjektin e tyre politik.
Pozicionimi i serbëve në masë të madhe ndaj kandidatit të PDK-së, shfaq dyshime se ka pasur marrëveshje të fshetë mes PDK-së dhe serbëve të këtyre fshatrave.

