Gjatë ditës së sotme, ka vdekur njëri prej personave të lënduar në vendin e punës në lagjen Hajvalia të Prishtinës, shkruan Gazeta Insajderi.
45 vjeçari që ndërroi jetë aksidentalisht në vendin e punës, është Jakup Berisha nga Podujeva.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Agron Çitaku, i cili tha se personi ka qenë punëtor fizik dhe kishte rënë nga një lartësi mesatare.

Lajmi u bë i ditur nga mjeku në QKUK, Agron Çitaku, i cili tha se personi ka qenë punëtor fizik dhe kishte rënë nga një lartësi mesatare.
Ai gjithashtu bëri të ditur se personi që ka vdekur është një 45 vjeçar nga Podujeva.
“Rasti i parë është ardh në ora 10:15 praktikisht pa shenja jete. Është i lindur në vitin 1977 dhe ka qenë punëtor fizik. Sipas shënimeve që kemi marrë nga përcjellësit, punëtori ka rënë nga një lartësi mesatare”, tha ai Insajderin.