Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës në një moment i ka tërhequr vërejtjen ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut, shkruan Insajderi.
Kjo pasi kjo e fundit deshi të marrë fjalën para ministres së Kosovës, Artane Rizvanolli, e që në protokoll nuk parashihej ashtu.
“Kur flas unë jo, nuk do ja marrësh se i takon e kemi ndryshu Albini jau jep të parëve atyne që kanë ardhë nga Shqipëria e ne atyne që kemi gjetur në Prishtinë. Kështu që mos u nxito t’ja marrësh koleges sepse tregon që e kemi thënë gjithmonë, sa më shumë gra aq më mirë për vendin por aq më keq për gratë”, tha Rama duke ia dhënë fjalën Rizvanollit fillimisht.
Ministrja Balluku e kaloi me një të qeshur gjithë kritikën e shefit.