Pasiqë MAPL e ka kthy të jashtëligjshëm vendimin për me e zëvendësu Floriana Halilin në KPF me Besiana Thaçin e PDK-së, sepse MAPL ka thanë që duhet të respktohet përfaqësimi i entiteteve politike, shkruan rajoni.org.
Fadil Nura e Adelina Spahiu kanë vendosur me ja vazhdu Florianës mandatin në KPF edhe pse në seancën e muajit të kaluar ka votuar me zëvendësu Florianën pasiqë kishte munguar tri mbledhje.
Pasiqë e kanë thirrë sërish Florianën për KPF ajo e ka bërë atë reagim:
Reagim!
Pasiqë jam ftuar sërish në KPF (Komitetin për Politikë dhe Financa).
E nderuara kryesuese znj. Adelina Spahiu,
I nderuar ushtrues i detyrës së kryetarit z. Fadil Nura,
Të nderuar këshilltar komunal të PDK-së në Skënderaj,
Unë jam këshilltare komunale në Skenderaj apo e burgosur e Dubravës?!
Komuna të cilën e udhëheqni ju, a është burg apo ju e keni shndërruar në të tillë?!
Më emëruat, më shkarkuat, më emëruat sërish! Pa më pyetur askush!
Si mund t’ia vazhdoni mandatin dikujt që sipas ligjit e ka humbur atë!
Si mund ta emëroni e shkarkoni dikend pa e pyetur?! Aq më tepër si mund të veprohet kështu me një të zgjedhur nga populli! Me një këshilltare komunale.
Kush jeni ju që vendoseni mbi ligjin?!
Kështu sillet veç me të burgosurit!
Pa i pyetur askush, merret vendimi për ta, siç po veproni ju me mua!
Megjithatë, burgu ka një rregull të cilin po e shkelën gardianët japin përgjegjësi, ndërsa në burgun tuaj askush nuk merr përgjegjësi!
Ku do të shkoni kështu?
Ku do e çoni qytetin tonë kështu?
A është kjo demokraci?
Këto pyetje janë të pakuptimta për kafazin që e keni krijuar ju, ky kafaz nuk mund të vendosët asnjëherë tek unë dhe ajo çfarë unë përfaqësoj!
Ai kafaz, ai burg, ky mentalitet, do ju shoqëroj juve në çdo ditë të jetës suaj në burgun që ia keni krijuar vetes, e që mua nuk më përfshini dot!