Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    “Merrjep”, dyshime për blerje të diplomave në Shkollën e Mesme në Skenderaj

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Në Shkollën e Mesme Teknike “Anton Çeta” në Skenderaj dyshohet se disa nxënës për të marrë diplomën u desh të paguanin para. Burime brenda kësaj shkolle i kanë thënë gazetës Nacionale se për këtë shërbim është dashur të paguanin nga 100 euro. Drejtori i shkollës, Agron Istogu, ka mohuar akuzat. Por, Nacionale ka siguruar bisedat e nxënësve ku iu kërkohet pagesa për marrjen e diplomave

    Rëndom tërheqja e diplomës nga një institucion shkollor shoqërohet me ceremoni festive, por një skenë e ngjashme festimi nuk ka ndodhur për disa nxënës të Shkollës së Mesme Teknike “Anton Çeta” në Skenderaj.

    [the_ad id="78756"]

    Një numër nxënësish të kësaj shkolle, që tashmë gjendeshin në listë përjashtimi iu është mundësuar në formë jo-ligjore të testohen në riprovime së bashku me nxënësit që ishin të rregullt, në mënyrë që ata të marrin diplomën.

    Për këtë shërbim dyshohet se u janë kërkuar të holla prej zyrtarëve të lartë të kësaj shkolle.

    Burimet brenda shkolle, në kushte anonimiteti, i kanë treguar gazetës Nacionale se deri me tani dyshohet se dhjetëra nxënësve të kësaj shkolle që kaluan këtë ri-provim  u janë kërkuar të paguajnë një shumë prej 100 eurove për marrjen e diplomës.

    Një nxënës në kushte anonimiteti, i ka thënë Nacionales se ndërmjetësuesit i kanë treguar se pagesa duhet të bëhet të drejtori.

    “Unë nuk e kam kryer këtë pagesë dhe nuk kam bisedu me të [drejtorin], mirëpo qysh po flitet pagesa kryhet me pare kesh në dorë.  Po na u kërkohet ryshfet”, ka thënë ai.

    I njëjti burim, ka treguar se me kënd ka biseduar për pagesën. “Jo haptas nuk e kanë shkep, mua më ka thanë kujdestarja, me ka shënu në ‘Viber’. Po kur i kom thane që ama numrin e drejtorit, se pagesën dua me kry nëpërmjet bankës, veç ma ka lanë seen”, ka thënë burimi.

    Ai ka treguar arsyet pse i është kërkuar pagesa. “Veç për mungesa jam vendos në listë të përjashtimit”, ka thënë burimi.

    Në kushte anonimiteti, edhe një punonjës i shkollës ka thënë për gazetën se ky fenomen është i njohur në këtë institucion arsimor.

    “Kjo formë ka qenë edhe më herët, ka vazhdu njëjtë. Faktikisht ka qenë praktikë edhe më herët, por rasti i fundit që mua më kujtohet është një nxënës që është kanë në klasë teme, që nuk ka mujtë me kalu vitin për shkak se nuk i ka pagu të holla”, ka thënë punonjësi i shkollës për Nacionalen.

    Gazeta ka siguruar edhe disa biseda që nxënësit e kësaj shkolle i kanë bërë nëpër rrjete sociale, në të cilët flitet për pagesat rreth marrjes së diplomave.

    Aty flitet hapur se parat duhet të jepen të drejtori i shkollës, Agron Istogu.

    Drejtori i shkollës mohon akuzat

    Të dy burimet anonime i kanë thënë gazetës Nacionale se pagesat për marrjen e diplomave i ka marrë drejtori i Shkollës së Mesme Teknike “Anton Çeta” në Skenderaj, Agron Istogu.

    Gazeta ka kontaktuar këtë të fundit, i cili i ka mohuar pretendimet e nxënësve për ryshfet.

    “Nuk ka shanse që kjo të ketë ndodhur, nuk ka shanse. Nuk po iu kuptoj se qysh është kjo, çfarë provimesh ka, është mirë me çu deri ne fund këtë fare pune. Është mirë të gjenden njerëzit [që akuzojnë], nëse ka kësi raste me i evidentu sepse kjo nuk qëndron, është një njollë e keqe”, ka thënë Istogu, duke kërkuar që të bëhet kujdes më këtë temë. “Këto nuk janë çështje të lehta dhe duhet të keni siguri,” – është shprehur drejtori i shkollës.

    Nacionale ka pyetur edhe Komunën e Skenderajt për këtë fenomen. Udhëheqësi i Drejtorisë së Arsimit në komunën e Skenderajt, Kastriot Duraku, ka thënë për gazetën se nuk është në dijeni.

    “Në zyrat tona nuk kemi ndonjë ankesë, as me herët dhe as tani rreth çështjes qe ju keni ngritur, pasi që zyrtarët tanë e kanë monitoruar procesin arsimor”, ka thënë Duraku.

    Po ashtu, gazeta Nacionale ka drejtuar pyetje tek Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit për këtë për këtë çështje, mirëpo ky institucion nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.