Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Ish ushtari i UÇK-së nga Llapushniku i reagon ashpër asamblistit të VV’se në Drenas

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Pas një kërkese nga Administrata e fshatit Llapushnik për anulimin e projektit Llapushnik-Berishë të cilën e paraqiti një asambleiste e VV-së në Seancën e Kuvendit Komunal të Drenasit, ka ardhur reagimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Fitim Gashi.

    Reagimi i plotë:

    [the_ad id="78756"]

    ÇFARË HIPOKRIZIE NGA ATA QË QUHEN ADMINISTRATË DHE NUK E PËRFAQËSOJNË AS FËMILJËN E TYRE

    Shkruan: Fitim Gashi

    Sot në seancën e Kuvendit Komunal në Drenas dëgjova duke u lexuar një letër të shkruar nga e ashtuquajturit “Administrata e Fshatit Llapushnik” dhe të lexuar përmes një asambliste të VV-së ku kundërshtohej asfaltimi i rrugës Llapushnik Berishë, një projekti jetik që lidhe komplet bjeshkët ku është zhvilluar lufta e UÇK-së dhe ku kanë shpëtuar 75 mije banorë. Tek dëgjoja leximin e kësaj letre mendoja vetem këto gjera: kush janë ata që në emër të Administratës së Fshatit Llapushnik janë: 

    – Kundër ndërtimit të rrugës që dërgon Tek varrezat e dëshmorëve ne Kleçke;
    – Kundër ndërtimit të rrugës që dërgon Të përmendoret e dëshmorëve Imer Alushani, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ismet Jashari, Mentor Gashi, Islam Kastrati e shumë e shumë dëshmorëve të tjerë;
    – Kush janë ata që kundërshtojnë ndërtimin e rrugës që dërgon tek Shtëpia muze e Radio “Kosova e lirë” dhe Agjencia e lajmeve “KosovaPress” në Novosellë, tek shtëpia muze e Xha Nezës, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së – Divjakë, tek Shtabi i Brigadës 121- Kleçkë, në Luzhnicë etj.
    – Kush janë ata që po i pengon kjo rrugë që 75 mije banoret që kanë shpëtuar jetën në këto male të kanë mundësinë me të lehtë të vizitojnë gryka e vende ku kanë luftuar e kanë jetuar;
    – Kujt po i pengon që mijëra e mijëra turistë nga Kosova e jashtë saj të kanë mundësinë të vizitojnë Nënkalanë e Llapushnikut të quajtur Gradinë, Shpatin e Kullës që është një trashëgimi në vete, pozicionet në të cilën kishte luftuar UÇK-ja etj;
    – Kujt po i pengon që rrugën që dikur e njihnim si rruga me e frekuentuar e UÇK-së të mos ndërtohet sepse atje ka gjak çlirimtaresh, fërkem çlirimtaresh e kujtime çlirimtaresh;
    – Kujt po i pengon që ata qindra banore që jetojnë në rrafshnaltë (Berishe, Fshat i Ri, Divjak, Kleçkë e deri në Luzhnicë) ta kanë me të lehtë lëvizjen dhe të ju kursehen së paku 50 kilometra në drejtimet e tyre për Prishtinë;
    – Kujt o i pengon që vendi ku luftoj Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Fehmi Lladrovci, Imer Alushani, Ismet Jashari, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e shumë e shumë patriot të tjerë të gjallë e të vdekur mos të munden të vizitojnë kujtimet e tyre.
    – Kujt po i pengon që të rinjtë tanë, qytetaret tonë të njoftohen edhe me përmendoret e Tahir e Rifat Berishës atyre njerëzve vizionar për vendin;
    – Kujt po i pengon që të shtrohet kjo rrugë ku jave me parë edhe pse në kushte të vështira parakaloj FSK-ja, dhe kjo ushtri e jona nuk e harroj vendin ku filloj historia e saj;
    – Kush janë ata që kundërshtojnë këtë rrugë në të cilën do të mundësoj zhvilli ekonomik, turizëm e vende përplot histori për vizitoret anekënd botes
    Pra ata janë ASKUSHI dhe nuk më përfaqësojnë mua, fshatin tim e as vlerat e luftës. 

    Pas 23 viteve në Liri i vetmi kryetari Ramiz Lladrovci ndërmori një hap të tillë për të bërë të qasshme rrugën ku shkeli e mbijetoj UÇK-ja, rrugën e patrioteve e çlirimtarëve, rrugën ku Llapushnikasit e frekuentuan në ditët me të vështira dhe sot persona që thirren në emër të Administratës e kundërshtojnë atë. Jam thellë i bindur së Kryetari Lladrovci nuk do dëgjoj një grusht personash pa identitet, por zemrat e atyre njerëzve që me padurim presin të realizohet një projekt i tillë.

    Rruga për Berishë do të jetësohet edhe pse njerëz të tillë si kjo që pamë sot e penguan 23 vite me radhë. Ne pagëzojmë kryetarin Lladrovci që me në fund po ja kthen shkëlqimin vendeve ku spikasin vlerat e luftës dhe i themi se 99% e zemrave të njerëzve të Llapushnikut janë me ty në realizimin e këtij projekti madhor ndërsa vetem 1% mund të jenë argat të atyre që penguan këtë rrugë 23 vite me radhe. Në këtë rast e garantojmë z.Lladrovci që e ashtuquajtura Administratë e Llapushnikut nuk na përfaqëson ne dhe kërkojmë zgjedhje të reja të përfaqësuesve legjitim e që mbrojnë interesin e fshatit tonë. 

    Mos të harrojmë së në qeverisjen e z.Lladrovci janë realizuar shumë projekte të mëdha në Llapushnik dhe madje sot është miratuar edhe Harta Zonale që ja mundëson Llapushnikut që në dy anët e Autostradës në thellësi prej 200 metrash të jetë zone ekonomike, e që do të na mundësoj zhvillim dhe perspektivë. Prandaj të gjithë ata që pa u konsultuar më asnjë Llapushnikas në emër të nje faqe paraqesin qëndrimet personale si qëndrim të fshatit i themi se do i padisim sepse keqpërdorimi i detyrës i emrave të të tjerëve paraqet vepër penale. 

    Si një ish-ushtar i UÇK-së jam i gëzuar që më në fund po jetësohet projekti me i madh i komunës sonë në Drejtim të zonës ku shumë shokë dhe shoqe, shume martirë e dëshmorë kanë dhënë jetën. 

    Fitim GASHI – ish-Ushtar i UÇK-së nga fshati Llapushnik

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.