Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Loja e Vuçiç-it në të cilën kanë rënë pa dashje politikanët shqiptarë të Luginës

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Me 3 prill janë mbajtur zgjedhjet në Serbi, por Kuvendi ende nuk është konstituuar dhe ka gjasë që kjo situatë të vazhdojë.

    Fituesi dihet. Është presidenti aktual, Aleksnadër Vuçiç dhe partia e tij, Partia Progresiste SNS. Por, shpalljen e rezultatit zyrtar po e parandalon një vend votim – ai në Tërnoc, në Luginë të Preshevës.

    [the_ad id="78756"]

    Atje janë caktuar katër herë zgjedhjet deri më tani dhe me gjasë do të mbahen edhe për të pestën herë. Janë në garë Shaip Kamberi nga Aleanca e Shqiptarëve dhe Partia Socialiste e Ivica Daçiç.

    Në Tërnoc dilet votohet, pastaj zgjedhjet anulohen për parregullsi. Herë i anulon Komisioni zgjedhor e herë gjykata kthen vendimin e komisionit. Çka një herë u mendua si një dëshirë e shtetit serb për të pasur zgjedhje fer, po del të jetë lojë e Vuçiç.

    “E gjithë farsa rreth zgjedhjeve në Tërnovc të Madh është e mirë për aktorët kryesorë politikë, para së gjithash e kam parasysh SNS-në dhe presidentin Vuçiç, për të zgjatur formimin e Qeverisë”, thotë politologu nga Institutit për Studime Politike në Beograd, Dejan Bursaç.

    Kjo për arsye se Vuçiç dëshiron që sa më shumë ta shtyjë formimin e qeverisë së re “parë për të zgjatur vonimin në rreshtimin e politikës së jashtme, d.m.th. për të shtyrë vendosjen e sanksioneve të mundshme kundër Rusisë, ashtu siç ia ka kërkuar perëndimi”.

    Përpjekja e katërt për mbajtjen e zgjedhjeve në vendvotimin në Tërnovc të Madh, komuna e Bujanocit, dështoi për shkak të një diskutimi në mes anëtarëve të këshillit zgjedhor – kryesisht përfaqësues të SPS-së dhe Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, për këtë arsye qendra e votimit nuk u hap.

    “Tani po bëhet tragjikomike dhe krejt e qartë ajo që po ndodh atje. Procesi do të duhet të përfundojë, por ata po blejnë kohë. Do të duhet të paktën një muaj për të përfunduar procesin para rezultateve zyrtare të zgjedhjeve. Edhe nëse çdo gjë përfundon në votimin e radhës, komisioni komunal i zgjedhjeve duhet t’i procedojë rezultatet, kështu që ka një periudhë për ankimime në Gjykatën Administrative. Dhe që e gjithë kjo të përfundojë pozitivisht, pas kësaj kemi një afat prej 30 ditësh për konstituimin e parlamentit dhe 90 ditë të tjera për zgjedhjen e Qeverisë, teknikisht mund të jetë dhjetori muaji kur Serbia do ketë qeveri të re”, thekson Bursaç.

    “E gjithë kjo është në dobi të Vuçiç-it që ai të shfrytëzojë faktin se nuk kemi qeveri si justifikim për mos vendosjen e sanksioneve dhe nëse vendosen sanksione para se të formohet qeveria e re, ai nuk do të mund ta formojë atë. Argumenti i Vuçiç-it do të jetë se nuk ka shumicë, megjithëse të gjithë e dimë se do të ketë shumicë, por ai mund të pretendojë se do të duhet të shkojmë në zgjedhje të reja dhe ato do t’i fitojë një opsion krejtësisht prorus”.

    Kjo është pra karta me të cilën Vuçiç luan me perëndimin, derisa “nga fakti se e gjithë kjo po ndodh në Tërnovc, në një mjedis multietnik në Serbi, apo në një mjedis shqiptar, përfiton prapë Vuçiç, sepse çdo presion për t’i dhënë fund kësaj dhe për të njohur këto rezultate do të binte ndesh me rritjen e përfaqësimit dhe integrimit të pakicës shqiptare dhe ndoshta disa aktorëve ndërkombëtarë pro-demokracisë”.

    Nëse fiton Shaip Kamberi në këtë pikë votuese, ai përsëri do të jetë deputeti shqiptar në Parlamentin serb, nëse humbë, shqiptarët do të mbesin pa përfaqësues në nivel qëndror.

    Por, përkundër kësaj, për shkak të lojës së Vuçiç, shumë veta kanë kërkuar tërheqjen e shqiptarëve nga kjo garë, që të mos bien preh e lojërave të presidentit serb.

    Megjithatë, deri tani, Kamberi nuk është deklaruar se janë gati për të marrë një hap të tillë.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.