Në mesin e shumë akuzave qe pushteti aktual në Skenderaj kishtë drejtuar ish pushteti të Bekim Jasharit ishte edhe ajo për bartjen e paligjshme të pronave nga AKP-ja dhe në këtë rrafsh kishte përmendur edhe pronen 111 dhe 112 përkatesisht parcela afër postës që ndryshe njihet edhe vendi ku një bashkë atdhëtar kishte parapa ta ndërtoj një Hotel, shkruan rajoni.org.
Komunën cilën e drejton Nura në vend që të punoj në kthimin e ligjshmerisë rrethë kësaj prone dhe të zbatoj kërkësat e AKP’së për kthimin e pronës në fjal; ajo tani një pjesë të saj ka filluar ndërtimin e unazës rrugore që lidhë pjesën prej gjykatës me rrugën “Ahmet Delia”, i cili parasheh edhe ndërtimin e tërësishëm të rrugës, parkingun nëntokësor për banorët rezident të qendrës së qytetit si dhe hapësirën rekreative për lojëra të fëmijëve.
Portali rajoni.org lidhur më kontestin në fjalë ka kontaktuar zyrtar brenda AKP’së cilët këtë veprim të komunës e kanë cilësuar si shkelje ligjore dhe së ajo shumë shpejt do të ndërrmarr hapa drejt kthimit të ligjshmërisë në këtë pracelë.
“Po, sot jemi njoftuar për fillimin e punëve në pronat në fjalë dhe ne shumë shpejt do të dalim në verifikim dhe nese ajo qëndron ne do të marrim hapa konkret në zbatimin e ligjshmërisë në atë vend, sepse ato parcela janë në kontest gjyqësor pasi AKP’së ju kanë marrë në menyre të paligjshmë” kanë thënë burime të portalit rajoni brenda AKP’së.
Rasti i hotelit në fjalë është një shembull keq se si trajtohen investimet e bashkatdhetareve tanë, sepese invesitori në fjalë për vitë me radhë ëshë zvarrituar nëpër gjykata për të realizuar të drejten e ti qe i ka takuar sipas ligjit.
Lënda edhe sot zvarritet nëpër gjykatë ndonese në raport me komunën, biznesmeni në fjalë ka të fituar kontestin për kompenzimin në fitimit të humbur në vlerë 400 mijë eurosh.
Për rastin në fjalë , Portali rajoni.org, ka derguar pyetje tek zyrtari i informimit të komunës se Skenderajt mirëpo i njejti nuk ka kthyer pergjigjje!/Rajoni.org/