[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar Stambollin këtë vikend.
Ai ka bërë një shëtitje me anije në ngushticën e Bosforit dhe ka ndarë disa fotografi.
[the_ad id="78756"]
Lladrovci ka thënë se në vendin ku shëtiti ka dalur edhe termi “inati arnaut” që sipas tij njihet edhe sot.
“Në Bosfor, me anije, në anën nga përgatiteshin sulmet e një Perandorie të re, kundër Perandorisë e cila po jepte shpirt. Shqiptarët, me përkushtim ju shërbyen të dyja perandorive, edhe asaj që po vdiste, edhe asaj që vinte, ndërsa trojet e tyre mbetën skaje të sunduara nga dhuna, terri e prapambeturia, deri në shekullin e 20-të. Në këto anë, kah po shëtis, doli edhe termi “inati arnaut” i njohur edhe pas 560 vjetëve”, ka shkruar ai.