Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Nuredin Lushtaku: Polici Enver Smakiqi plagosi kolegun e tij, ishim në rrezik të na vriste të gjithëve

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    “Ndonëse kisha vendosur që të mos bëj deklaratë publike dhe çështjen ia kam besuar institucioneve ligjore, por për shkak të nxitimit të disa eksponentëve të caktuar të cilët çdo herë janë të gatshëm të bëjnë gjykime publike pa fakte, po flas detajisht për incidentin. Më vjen keq për gjithë çfarë ka ndodhur mbrëmë, në përfshirjen në një inicident krejtësisht të panevojshëm, ku pasoja kanë mundur të jenë edhe me të mëdha për faktin e veprime abnoramle dhe agresive të policit Enver Smakiqi. Polici Smakiqi pa asnjë arsye ka përdorur armën mbrëmë dhe ka plagosur kolegun e tij, derisa qëllim cak kishte vëllaun tim Faton Lushtaku”, thotë ai.

    Lushtaku thotë se nuk ka pasur armë mbrëmë e as nuk kanë përdorur ndaj policisë, por që polici është plagosur nga arma e kolegut të tij, çka thotë se do të dëshmohet.

    [the_ad id="78756"]

    “Për hir të së vërtetës dhe vetëm të së vërtetës, deklaroj me përgjegjësi të plotë se unë as nuk kam pas armë, dhe asnjë familjar imi mbrëmë nuk ka përdorë armë. Polici është plagosur nga arma e kolegut të tij Enver Smakiqi, gjë që mund të vërtetohet lehtë nga tri gëzhojat e plumbave të shkrepur nga arma dhe dora e policit Enver Smakiqi. Krejt çka unë po them tani, besoj se e konfirmon edhe policia pas hetimeve dhe analizave e ekzaminimeve të policisë”, shpjegon Lushtaku për Gazeta Blic.

    Tutje, ai tregon rrjedhën e ngjarjes.

    “Polici Enver Smakiqi pasi ka shqiptuar një gjobë ka vazhduar duke maltretuar fizikisht djalin tim Arberin. Unë kam qenë duke u kthyer në shtëpi me dy vëllezërit e mi dhe e kam parë djalin me veturë ndalur, ku jemi ndalur të shikojmë se çka është problemi, por sjelljet e policit Enver Smakiqi kanë qenë jashtëzakonisht jo normale dhe të dhunshme. Polici Enver Smakiqi ka filluar konflikt me vëllaun tim Fatonin, pastaj ky polic ka nxjerrë armën të cilën ka shkrepur dy plumba, të cilë kanë shkuar huq. Por fatkeqësisht plumbi i tretë ka goditur në këmbë policin Geci. Fatoni dhe vëllezërit e mi kanë reaguar në vetëmbrojtje, ndërsa unë gjatë tërë kohës jam munduar të evitoj konfliktin. Polici Enver Smakiqi ishte jashtë kontrollës, ku për pasojë mbrëmë kemi qenë në rrezik të na vriste të gjithëve neve dhe kolegët e tij. Ky nuk është ky rasti i parë qe polici Enver Smakiqi shfaq dhunë dhe forcë fizike ndaj qytetarëve”, thekson Nuredin Lushtaku.

    Ai për Gazeta Blic shton se mbetet përgjegjësi e institucioneve që ta zbardhin të vërtetën e rastit të mbrëmshëm, teksa potencon se janë gënjeshtra lajmet se ai ka plagosur dy policë.

    “Mbetet përgjegjësi e institucioneve të merren me të dhe në veçanti të prezantojnë të vërtetën e rastit të ndodhur mbrëmë, që ka ardhur si pasojë e agresivitetit, dhunës dhe përdorimit të armës pa asnjë arsye nga polici Enver Smakiqi.

    Lajmet e publikuara mbrëmë nga disa portale se gjoja unë kam plagosur dy policë, janë gënjeshtra të qëllimshme dhe tendencioze. Hetime e pavarura dhe të pandikuar do ta zbardhin të vërtetën dhe do të vërtetojnë deklarimin tim.

    Inspektorati Policor duhet të sqarojë sa raste të konfliktit dhe ushtrimit të dhunës ndaj qytetarëve i ka polici Enver Smakiqi. Përse ka dhjetëra raste të përdorimit të dhunës e konflikteve me qytetarët dhe është toleruar polici Enver Smakiqi. Kush janë miqtë e Enver Smakiqi në Inspekoratin Policore qe ia kanë mbuluar veprat atij të deritanishme?!”, deklaron Nuredin Lushtaku.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.