Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Lajmërohet polici Mergim Geci, ja çfarë thotë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Po vazhdon të trajtohet në QKUK, polici nga Skenderaj, Mergim Geci, i cili u plagos gjatë kryerjes së dëtyren zyrtare, pas një përleshje me familjen Lushtaku, gjegjësisht me ish-nënkryetarin e Skenderajt dhe ish-deputetin, Nuredin Lushtaku, i cili tashmë po hetohet lidhur me rastin, shkruan Gazeta Insajderi

    Gjendja e tij shëndetësore është stabile. Edhe pse ai ende po merr mjekim në spital, Mergim Geci foli dy fjalë për Gazetën Insajderi.

    [the_ad id="78756"]

    Duke thënë që gjendja e tij shëndetësore është me e mirë, nuk deshi të lëshohet në komente lidhur me rastin se çfarë ka ndodhur natën e 2 korrukut në Skenderaj.

    “Po jam më mirë. Ende jam I shtrir në spital”

    I pyetur nga gazeta se cili është verzioni  i tij për situatën e krijuar natën kur ai është plagosur, Geci nuk pranoj të prononcohet.

    “Për këto nuk kam koment, kontaktone zyrën për media në Skenderaj”, tha shkurt Geci.

    Sipas mjekës kujdestare në Klinikën e Ortopedisë, Vjosa Binqe, gjendja e pacientit të plagosur në këmbë është stabile dhe po merr trajtimin e duhur.

    “Polici ka arritur është pranuar në ora 3:28 domethënë në mëngjes, gjendja e tij është stabile, analizat janë në normë, sa i përket lëndimit, ka pësuar lëndim në shputën e majtë, domethënë është një plagë tejshpuese me armë zjarri, është trajtuar, është vendos imobilizimi me gips, është dhënë terapia e cila jepet për këtë gjendje, antibiotikë, mbrojtje antitetanike, analgjetikë, për momentin gjendja e tij është stabile dhe nuk ka ndonjë pengesë”, tha ajo për RTK-në.

    Po ashtu, Enver Smakiqi, polici i lënduar të shtunën në Skenderaj ka folur ekskluzivisht për Gazetën Insajderi.

    Ndonëse nuk u lëshua shumë në komente, Smakiqi konfirmoi se gjendja e tij shëndetësorë është më e mirë.

    Përkundër zërave se ai ka pasur telashe në të kaluarën me familjen Lushtaku, ky i fundit po e mohon se ka ose ka pasur ndonjë herë problem me Lushtakët.

    “Më mirë jam. Unë as nuk kam pasur, as nuk kam kurgjo me familjen Lushtaku, kam qenë duke e kry punën zyrtare asgjë tjetër nuk kam pasur”, ka deklaruar ai për Insajderin.

    I pyetur për detaje tjera se nga kush është lënduar ose nëse është lëshuar nga spitali, Smakiqi ka refuzuar të jap përgjigje duke thënë “Ju kërkojë falje, janë organet të cilat mund të ju informojnë”.

    Ditë më parë ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku e akuzoi policin Smakiqi për maltretim ndaj djalit të tij, Arbërit.

    “Polici Enver Smakiqi pasi ka shqiptuar një gjobë ka vazhduar duke maltretuar fizikisht djalin tim Arberin. Unë kam qenë duke u kthyer në shtëpi me dy vëllezërit e mi dhe e kam parë djalin me veturë ndalur, ku jemi ndalur të shikojmë se çka është problemi, por sjelljet e policit Enver Smakiqi kanë qenë jashtëzakonisht jo normale dhe të dhunshme”, ka deklaruar Lushtaku.

    Nga Sindikata e Policisë së Kosovës kanë thënë se Enver Smakiqi e ka pasur kokën e lidhur me fasha dhe se ka marrur pesë lëndime.

    “Ka qenë një gjendje jashtëzakonisht stresuese dhe kokën e ka pas të lidhur me fasha, sipas tij i ka 5-6 lëndime dhe në secilin lëndim ka qepje”, tha kryetari i kësaj sindikate, Imer Zeqiri.

    Ekskluzive: Polici Enver Smakiqi dyshohet se në të kaluarën ka rrahur njërin prej vëllezërve Lushtaku

    Por si ndodhi e gjithë ngjarja?

    Në mbrëmjen e 2 korrikut, rreth orës 23:55, dy policët Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci kanë mbetur të plagosur gjatë orarit të tyre të punës. Sulmi ndaj zyrtarëve policor dyshohet se ndodhi për shkak se Arbër Lushtakut, djalit të Nuredinit iu shqiptuar gjobë trafiku.

    Për rastin në natën kritike kishin dhënë detaje edhe Policia e Kosovës, derisa kishin konfirmuar se njëri polic ishte plagosur me armë zjarri në këmbë e tjetrit ishte lënduar me mjet të fortë.

    Ndërkohë, ish-komandanti i gardës ceremoniale të TMK-së, Nuredin Lushtaku, ka konfirmuar prezencën e tij në stacionin policor lidhur me dyshimin se ka sulmuar dy zyrtarë policorë mirëpo nuk ka dhënë detaje, të cilat thotë se do t’i japë pas përfundimit të hetimeve.

    Për rastin ka reaguar edhe Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme.

    Ai të dielën e ka dënuar plagosjen e dy policëve në Skenderaj, ku i dyshuar është Nuredin Lushtaku, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se “policët duhet të jenë të paprekshëm dhe të papenguar”.

    “Policët e Republikës së Kosovës në ushtrimin legjitim të detyrave publike duhet të jenë paprekshmërisht të papenguar. Ata janë emri konkret i rendit publik. Nuk mund të kemi edhe Republikë edhe mungesë rendi. Ngjarja e sotme përveçse është e patolerueshme ligjërisht e moralisht përbën po ashtu sulm për rendin e republikës”, ka shkruar ai.

    Tanimë, Nuredin Lushtakut, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.