[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Ka vdekur analisti dhe gazetari Kastriot Myftaraj. Policia njofton se 60-vjeçari është hedhur nga kati i katërt i banesës në lagjen “Ali Demi”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55.
[the_ad id="78756"]
“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, ka thënë policia.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.
