Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot pasdite, në magjistralen Mitrovicë-Skënderaj, përkatësisht në fshatin Lushtë.
Sipas burimeve të portalit rajoni.org, aksidenti ka ndodhur midis një veture dhe një autobusi të kompanisë “Lindi Tours” nga Drenasi e cila po barte ndërrimin e punëtorëve të Ferronikelit.
Nga ky aksident i rëndë, mbeti i vdekur 67-vjeçari Deli Dedia, i cili ishte shofer i veturës së përfshirë në aksident, ndërsa një tjeter është në spital në gjendje të rëndë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrie Pllana.
“Ne segmentin rrugor Skenderaj – Mitrovicë, në fshatin Lushte, sot rreth orës 13: 50 është raportuar për një aksident trafiku, ku si pasoj e lëndimeve një person D.O., 66 vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal Mitrovice Jugu”, njofton policia.