Kryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura, sot ka bërë përurimin e parkingut të qytetit i filluar dhe pothuajse i përfunduar në mandatin e Bekim Jasharit, mirëpo kryetari aktual në faqën zyrtarë të komunës dhe në profilin e tij në facebook, asnjë fjalë të vetme falenderimi nuk e ka thënë për ish krytarin sa i përket realizimit të këtij projekti i cili cilësohët si mjaftë i domosodsshëm për parkimin e veturave që vijnë në qytet, shkruan portali rajoni.org.
Nura ka thënë së ky parking do ti lihet në menagjim Ndërmarrjes Publike “Eko Natyra” e cila sipas tij gjithnjë e më tepër po fuqizohet në ofrimin e shërbimeve dhe mirëmbajtjes publike.
“Që nga sot Skenderajt po i shtohet një parking i madh publik , i cili gjendet prapa Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” që po hap dyert për vetura të shumta , në hapësirën me dy nivele parkingu, që ofron qindra vende parkimi, për t’u ardhur në ndihmë edhe bashkatdhetarëve që po vijnë dita-ditës.Menaxhimi i Parkingut të Qytetit do të bëhet nga Ndërmarrja Publike Lokale “Eko Natyra” e cila po fuqizohet gjithnjë e më tepër në ofrimin e shërbimeve dhe mirëmbajtjes publike. Parkingu i qytetit që ndodhet prapa objektit të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” është me dy nivele të parkimit, dhe kapaciteti i tij është për 260 vetura”, ka shkruar Nura në facebook.
Kujtojme qe parcelen në fjalë, qeverisja Lushtaku pas luftës ia kishte dhënë një biznesi të afërt me ta për të uzurpuar dhe për të vendosur një fushë llastiku.
Qeverisjes Jashari pronë në fjalë e kishte kthyer në pronë të komunës dhe kishte filluar ndërtimin e parkingut nëntokësor dhe fushave sportive mbi të.