“Në përvjetorin e 246 të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Parkun Amerikan të Lirisë në Skenderaj, për të parë nga afër këtë pjesë të bukur e të pastër të qytetit, që përveçse pastron ajrin, shërben edhe si pjesë ku shumë qytetarë kalojnë kohën e lirë. Pastërtia e mirëmbajtja e tij do të shtohen, sepse është obligim për të gjithë ne që këtë park me këtë emër të madh ta ruajmë e ta mbajmë ashtu siç e meriton” kishtë shkruar, Sami Lushtaku, pas vizitës që i ka bërë Parkut Amerikan të Lirisë në Skenderaj, shkruan portali rajoni.org.
Mirëpo parku i pishave (të mbjella me punë vullnetare nga rinia e viteve të 50 të shekullit të kaluar) ose si është riemëruar para disa vitesh me emër të madh, “Parku Amerikan i Lirisë” është lënë në mëshirën e (pa)fatit të vet dhe (pa)mëshirën e keqbërësve.
Ai po shkatërrohet çdo ditë e më shumë kurse shtegu i ecjes për dashamirët e ajrit të pastër dhe natyrës, që është vazhdimësi e parkut dhe gjendet, mbi Shkollën Profesionale, në mes të pronave publike sipër qytetit dhe maleve të Llaushës, përditë po mbushet me deponi të mbeturinave, madje edhe po “mobilohet” me orenditë hedhura.
Ditën qe portali rajoni i vizitoj këto dy krenaritë qytetit të cilat përdorën kryesisht nga njerëz të moshës se tretë (profesorë, mjekë, inxhinierë, etj.) por edhe nga amvise të shumta.
Atjë u pa një situatë ndryshe nga ajo që ka shkruar Lushtaku në profilin e tij në facebook pra një gjendje të mjerushme.
Rajoni ka vërejtur se përgjatë shtegut të ecjes, në gjatësi prej rreth 1 km. përgjatë kodrinës mbi Shkollën Profesionale, ekzistojnë 5-6 deponi të egra më mbeturina të ndryshme, 7 shtylla të rrëzuara, shumë ulëse të thyera e nxjerra nga vendi e hedhura gjithandej, të paktën 3 ulëse ishin tentuar të digjen, shumë shporta të dëmtuara e të mbushura me mbeturina, shumë kubëza të trotuareve të dëmtuara e shumë dëmtime tjera.
Dy shfrytëzues të kësaj hapësire, njëri mjek e tjetri inxhinier, kanë treguar versionin e tyre pse kjo po ndodhë, duke thënë se këto mbeturina nuk hedhën rastësisht kështu dhe se ketë po e bëjnë njerëz të caktuar (të fortë) dhe në mënyrë të organizuar e me prapavijë.
“Fillimisht e ndotin hapësirën me lloj lloj mbeturinash, e mandej vijnë e i pastrojnë vet, e herën e dytë i pastrojnë edhe i rrethojnë me tela, në emër të ruajtjes së ambientit, e më vonë i uzurpojnë, madje edhe me letra bëhen pronarë të tyre”, thanë ata.
Sipas tyre disa prej të rinjve që vijnë, parkun e keqpërdorin në mënyra të ndryshme,pasi dëmtojnë jo vetëm ambientin dhe qytetarët pushues, por edhe vetën.
Bashkëbiseduesit e rajonit thonë se jo vetëm nga huliganet problematik, dëmtimet tilla të njejta kanë ndodh edhe me prapavijë politike të vitit të fundit, të paktën sipas njërit nga ata që e shfrytëzojnë ketë park, jurist me profesion, por që nuk ka dashur ti përmendet emri.
Ai thotë se parku ishte rregulluar, me shumë mangësi e keqpërdorime, nga PDK-ja, e ishte rinovuar (ndriçimi e disa ulëse) poashtu me shumë mangësi, nga IDEAL-i.
“Këtë renovimin e fundit (projektin e ndriçimit) thuhet së e dëmtonin militantët e PDK-së me arsyetimin se ai ishte projekt politik i kryer në fushat zgjedhore, kurse tash shkatërrimin po e bëjnë militantët e IDEAL-it , për hakmarrje”, ka sqaruar ai, duke mos përjashtuar mundësinë se këtë po e bëjnë edhe njerëz të pandërgjegjshëm./Rajoni.org/