Ish drejtori komunal gjatë qeverisjes se Bekim Jasharit, Gëzim Ejupi ka reaguar ndaj shkrimit të portalit rajoni.org lidhur më parkun Amerikan.
LEXO EDHE: Demantohet Sami Lushtaku, parku Amerikan duket si xhungël [FOTO]
Ai ka thënë se është i gatshem të përgjigjet edhe për 1 cent lërë me tepër, sepse drejtoria të cilën e ka udhëhequr ka qenë bartëse e projektit të renovimit të parkut Amerikan.
Ndër të tjera Ejupi, redaksise se portalit rajoni.org i jep edhe leksione se si duhet të shkruhet
Me poshtë gjeni reagimin e plotë të Ejupit:
Kur të shkruash është mirë ta mbështetesh shkrimin në fakte.
Gjatë qeverisjes së kaluar në ‘Parkun Amerikan-Parkun e Lirisë’ është e vërtetë që kemi kontribuuar në mirëmbajtjën e këtij parku dhe kemi bërë disa investime por investimi më i madh ishte NDRIÇIMI në këtë park dhe ky ndriçim ishte mjaft kreativ dhe funksional, pastaj rregullimi dhe riparimi i shportave, ulëseve dhe kubzave të betonit. Të flasësh për keqpërdorime në këtë projekt vërtetë është marri, sepse unë jap përgjegjësi para ligjit dhe më përgjegjësi morale e thëmë që ky projekt ka përfunduar pik e presje siç ka qenë i parashikuar dhe përgjigjem edhe për 1 cent lërë me tepër, sepse drejtoria të cilën e kam udhëhequr ka qenë bartëse e këtij projekti, ndriçimi i këtij parku ka qenë ideja ime, gjithashtu kam parapar që në këtë park të instalohen edhe kamerat, por ja që qytetarët nuk na dhan mandat për më gjatë.
Unë nuk dua të besoj që dikur PDK e ka bërë në mënyrë të organizuar dëmtimin e shportave, ulëseve dhe kubëzave e aq me tepër që ska shansa as teorike që militantet e IDEALIT ta shkatërrojnë pronën publike.
Të gjithë ata që shkatërrojnë pronën publike nuk janë militant të IDEALIT e as Ç,IDEALIT, por militant të Djallit.
Shpresojmë që komuna të vazhdojë investimet në këtë park dhe domosdoshmërisht t‘i vendos kamerat në këtë park në mënyrë që të ndalen këto veprime vandale. Dhjetra herë kemi bërë riparime në atë park dhe shumë punë e shumë djersë ka derdhur punëtori komunal Feriz Haliti (më vjenë keq se ndoshta këtij njeriu nuk kemi mundur t’i dalim hakut se ka punuar gjithmonë me shumë përkushtim). Gjithashtu falenderim edhe për punëtorët tjerë edhe ata që i angazhojshim vetëm në sezonë e që sot një pjesë e tyre janë punëtor të NPL Eko Natyra Skenderaj.
Ndërsa pamjet e sotit me ato nga qeverisja e kaluar dallojnë si dita me natë.