Një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur dje në Skenderaj, ku një person ka kanosur babain dhe vëllain, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai fillimisht kishte shkuar për të vizituar nënën e tij, por që më pas është penguar nga babai dhe vëllai.
Në fund ai ka kanosur babain dhe vëllain dhe për këtë është intervistuar nga policia.
Raporti i plotë policor:
Lagjja nr. 6, Skenderaj, 17.07.2022 – 21:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka shkuar për ta vizituar nënën e tij por nuk është lejuar nga dy viktimat (babai dhe vëllai) meshkuj kosovarë, dhe për këtë arsye i ka kanosur. I dyshuari është paraqitur në stacion policor dhe është intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.