Autoritetet ukrainase arrestuan para 48-orësh më në fund agjentin rus të FSB-së, i cili punonte si përgjegjës në inteligjencën ukrainase për një kohë të gjatë, Oleg Kulinich.
Ky i fundit, ishte i lidhur me Andrey Derkach-in i cili ishte sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.
Që nga viti 2020, Kulinich u rikthye në rangjet më të larta të Shërbimit të Sigurisë (SBU) si përgjegjës për Krimenë e pushtuar.
Vendimi i takoi pikërisht kryespiunit ukrainas Ivan Bakanov.
Arrestimi i agjentit rus në gradat e larta të SBU-së ishte një lajm sensacional.
Ajo e vuri Bakanov në qendër të vëmendjes për emërimin e Kulinich-it.
Kështu vëren gazetari ukrainas Viktor Kovalenko në median sociale Twitter.
Në qershor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky donte të shkarkonte Bakanov-in, por rrjedhja e informacionit nga “Politico” nëpërmjet Christopher Miller e pengoi atë.
Agjenti i arrestuar rus në rangjet më të larta të Ukrainës, Oleg Kulinich studioi spiunazhin në Moskë gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik.
Ai u regjistrua në Shkollën Supreme të KGB-së (pa regjistrim të hapur) e cila ndryshoi emrin e saj në Akademia FSB.
Një nga arsyet e arrestimit të spiunit kryesor rus në SBU, Oleg Kulinich ishte sepse para pushtimit në shkurt, Ukraina hoqi të gjitha fushat e minuara përgjatë vijës së ndarjes me Krimenë e pushtuar.
Ai u mundësoi pushtuesve të kapnin shpejt jugun e Ukrainës.
Sipas Kovalenko-s, arrestimi i spiunit rus në Shërbimin e Sigurisë, mund të jetë shkaktuar nga kongresmenia amerikane Victoria Spartz.
Kjo e fundit kishte nisur një letër akuzuese për shefin e kabinetit të Zelensky-t, Andriy Yermak ndaj agjentit rus Kulinich.
Spiuni rus u kap në flagrancë gjatë transferimit të informacionit të klasifikuar në Rusi, tha Byroja Shtetërore e Hetimeve të Ukrainës.
Ai është i akuzuar për të paktën tre krime: spiunazh, tradhti dhe pjesëmarrje në një bandë kriminale.
Në orët e mbrëmjes së 17 korrikut, Zelensky shkarkoi përfundimisht Bakanov-in – 24 orë pas arrestimit të Kulinich-it.