Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Subjektet politike në Skenderaj: Fadil Nura po rrenë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Kryetari komunës së Skënderajt Fadil Nura, dje në një televizion nacional ka thënë se ka bashkëpunim më të gjitha subjektet politike në Skenderaj e në veçanti me IDEAL’in për të cilin tha se ai ju ka dhënë me shumë hapësire se që ju takon me ligj, shkruan portali rajoni.org.

    Kjo deklarat e Fadil Nurës nga përfaqësues të subjekteve politike ne komunën e Skenderajt është cilësur si një e pa vërtetë e madhe pasi siç kanë thënë ata kryetari më këtë po tenton t’a manipuloj opinioni së gjoja në Skënderaj ka një klimë të shëndoshë politike.

    [the_ad id="78756"]

    I pari qe ka folur rreth deklaratës se Nurës është Asmablisti i IDEALIT, Abduall Gashi, i cili në rrjetin social ‘facebok’ ka shkruar: “Fadil Nura, dje në një televizion nacional tha një të pa vërtetë të madhe se ai gjoja ka bashkëpunim më gjitha subjektet politike në Skenderaj e në veçanti me IDEAL’in për cilin tha ai ju ka dhënë me shumë hapësire se që ju takon me ligj. Jo, kryetar nuk është e vërtetë, po rrenë, faktet në terren tregojnë të kundërten. Le qe nuk ka bashkëpunim po ti as ato qe i takon IDEAL’it me ligj nuk ja u kë dhënë dhe jo vetëm kaq, ti ke larguar edhe njerëz të IDEAL’it nga puna dhe e kë mbush me militanta të PDK’së, siç janë rasti i QKMF’së, Eko Natyrës e shumë padrejtësi tjera karshi neve. Se si funksionon rrena e Kryetarit për bashkëpunim me se miri shihet puna në asmbale, kur Kreytari më partin e tij sillet me një arrogancë dhe përbuzje ndaj subjkteve tjera opozitare duke mos ju dhën as vendet ne komitete qe ju takojn“.

    Abdulla Gashi – IDEAL

    Hysni Mehani nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje për portalin rajoni.org, ka deklaruar se kryetari i Skenderajt është në hall sepse kohën po ia merr përpjekja për të mos shkuar në burg për interesa të tjetërkujt.

    “Fadili e ka të pamundur me bashkëpunu me opozitën, sepse është në hall me bashkëpunimin me Sami Lushtakun. Pra kohën ia merr përpjekja për të mos shkuar në burg për interesa të tjetërkujt. Shto faktin që në deklarimin e tij të pasurisë, edhe pasuria e tij kishte marrë hov këtë vit me një banesë afër 120 m2 që do ta paguajë 58 mijë ndërsa në këto 4 vite sa është si u.d kryetarit do të marr pagë pak më shumë se 48 mije euro. Pra, mes luftës për të mos shkuar në burg për interesa të tjetërkujt dhe për ta “paguar” ratat e kredisë, Fadilit nuk i mbetet kohë për bashkëpunim sepse është në luftë për mbijetesë”, ka thënë Mehani.

    Hysni Mehani
    Hysni Mehani – Vetëvendosje

    Ndersa kryetari i degës së LDK’së në Skenderaj, Isa Fejzullahu, i pyetur nga portali rajoni.org në lidhje me deklarimet e Fadil Nurës ka thënë se kreu i Skenderaj nuk ka bashkëpunim me asnjë subjekt politik. Sipas tij, kadal po sigurt në Skenderaj, po rikthehet monizimi substancial, të cilin PDK e ka instaluar qe nga paslufta sepse po politizohet gjithëçka.

    “Jo bre ka rrejtë Fadili Nura, nuk ka bashkëpunim me asnjë subjekt politik përkundrazi me ardhjen e tij dhe PDK’së në pushtet kemi një acarim te klimes politike në Skenderaj, deklarimet e tilla nga marioneta e quajtur Fadil Nura nuk është asgje e re, me rrena e mashtrime kanë ardhë në pushtet e po njesoj po qeverisin”, ka thënë Fejzullahu .

    Isa Fejzullahu - LDK
    Isa Fejzullahu – LDK

    Ndërsa, Pajazit Isufi nga Aleanca Kosova e Re, ka thënë se kreu i Skenderajt nuk ka kurrfarë bashkëpunimi me opozitën e as me partinë qe ai e drejton.

    “Sa i përket bashkëpunimit të krytarit te komunës z. Fadil Nura, ne si subjekt politik deri me sot le qe nuk kemi bashkëpunimi me kryetarin e komunes por as indicje të ndonjë formë bashkëpunimi deri me sot nuk është treguar nga ana e kryetarit. Deshmi me e mirë për këtë mos bashkëpunim është edhe dita e çlirimit të qytetit të Skenderajit ku për këtë ditë as në seancë solemne nuk kemi qenë të ftuarë nga ana e kryetarit e lerë me për çeshtje të tjera me minore’’.

    Pajazit Isufi – AKR

    Nga shoqëria civile, Milazim Mustafa – IQS; ndonëse monitoron punën e kuvendit komunal në Skenderaj, ai ka thënë se nuk ka njohuri sa i përket bashkëpunimit mes Nurës dhe subjekteve politike. Megjithatë ai ka thënë se organizata të cilën ai e drejton ka bashkëpunim të mirë me kryetarin Nura./Rajoni.org/

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.