Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Detaje nga vrasja në Skenderaj, policia ruan familjen e dorasit të dyshuar [VIDEO]

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Të shtunën e 23 korrikut rreth orë 19:30 në fshatin Baks të Komunës së Skenderajt, ka mbetur i vdekur një person dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një përleshje me armë që kishte ndodhur në mes të qytetarëve të atij vendbanimi. Njëri ndër ta kishte ardhur nga kurbeti për pushim te familja e tij, e që përfundoi në një tragjedi.

    Në vend që të presin vizitorë për ardhjen e të birit të tyre nga kurbeti, familja Musliu nga Baksi i Skenderajt të dielën kanë hapur të pamet.

    [the_ad id="78756"]

    I biri i tyre Besimi, 47 vjeçar ishte vrarë mbrëmë për arsye ende të panjohura.

    Pak metra më larg se xhamia ku po mbahen të pamet, vetura e policisë është parkuar shumë afër oborrit të të dyshuarit.

    Ndërsa, Policia e Kosovës, është duke ruajtur familjen e dorasit dhe çdo qytetar që i bie rruga që kolonë shtëpia e këtij të fundit është ndaluar për shkaqe të sigurisë.

    Familjarët nuk kanë pranuar që të prononcohen për media, ndërsa këtë gjë e kanë bërë forcat e rendit.

    “Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë disa persona, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri tre persona ishin të plagosur. Dy persona ishin dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Skenderaj, ku njëri prej tyre si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit kishte humbur jetën dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij ndërsa i plagosuri tjetër është transferuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në Prishtinë”, thuhet në përgjigjën Policisë së Kosovës për RTV Dukagjini.

    Në vendin ku ndodhi krimi, pas urdhrit për bastisje janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri – një kallashnikov që dyshohet se u përdor në rast dhe një pushkë gjuetie.

    “Njësia e hetimeve Rajonale ka kryer bastisje në dy lokacione dhe ka sekuestruar dy armë: një armë automatike AK-47 dhe një pushkë gjuetie. Njësia e Hetimeve Rajonale së bashku me prokurorin e shtetit janë në vendin e ngjarjes ku është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, ka shtuar Policia e Kosovës.

    Sipas Policisë, gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër dhe do të intervistohet në cilësinë e personit të dyshuar për përfshirjen në këtë rast./Dukagjini.com

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.