[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Që nga dje Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka lënë pa furnizim me ujë banorët e Skenderajt.
02 Press ka pranuar ankesa të shumta edhe sot nga banorët se mungesa e ujit ka krijuar vështirësi të mëdha tek ta, sidomos pas ngritjes së temperaturave.
[the_ad id="78756"]
Në anën tjetër KRU “Mitrovica” nuk ka njoftuar fare për mungesë të furnizimit me ujë.
Siç merr vesh 02 Press është Klina e Ulët ajo e cila është duke pasur ndërprerje të shpeshta me furnizim me ujë.
Ndërkohë KRU “Mitrovica” bënë thirrje që uji të mos shfrytëzohet për qëllime tjera, si ujitje ose pastrim veturash.