Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Kosova dhe Serbia nuk kanë gjasa që shpejt të arrijnë marrëveshje finale

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Kosova dhe Serbia nuk kanë gjasa që shpejt të arrijnë marrëveshje finale me njohje reciproke edhe pse Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja, po insistojnë për një gjë të tillë.

    Kështu vlerësojnë njohës të rrethanave politike në vend. Të njëjtit mendojnë që muajve në vazhdim do të këtë dinamizëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    [the_ad id="78756"]

    Përkundër kërkesës se Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ecën më shpejt dhe të finalizohet me njohjen reciproke, njohësit e rrethanave politike në vend janë skeptikë se dy shtetet shpejt mund të arrijnë marrëveshje.

    Analisti Artan Muhaxheri i ka thënë Radio Kosovës se aktualisht pozicionet e Kosovës dhe Serbisë janë shumë armiqësore në aspektin politik, dhe rrjedhimisht nuk pret rezultate të shpejta në dialog.

    “Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka stagnuar shumë këto vitet e fundit dhe nuk mund të këtë asnjë mundësi që një proces i tillë e i cili është jashtëzakonisht kompleks, të përfundojë për një kohë kaq të shkurtër dhe me këto pozicionime që janë shumë armiqësore ndërmjet dy vendeve në aspektin politik”, ka deklaruar Muhaxheri.

    Skeptik për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është edhe profesori universitar, Dritëro Arifi. Por i njëjti mendon se Kosova edhe Serbia mund të arrijnë marrëveshje të tjera.

    Për sa i përket disa çështjeve besoj që do të zgjidhen shpejt, siç është çështja e të pagjeturve që edhe është çështje humane, e tjetra që do të pasojë është që edhe ne t’i përfundojmë obligimet tona siç është asociacioni dhe çfarëdo forme që do ta bëjmë, kjo do të ishte për partnerët tanë ndërkombëtarë, sidomos për SHBA-në, një finale. Besoj që do të dinamizohet jashtëzakonisht shumë dialogu në muajt në vazhdim”, tha Arifi për Radio Kosovë.

    Epilog me njohje reciproke kanë kërkuar BE-ja edhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Në takimin e fundit që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti patën me sekretarin amerikan, Antoni Blinken, u theksua rëndësia e vazhdimit dhe përmbylljes se dialogut Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.