Kosovës, Vlora Limani Hajnuni, ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje.
Këtë e ka bërë të ditur, Deputet i Kuvendit të Kosovës nga VV, Adnan Rrustemi, përmes një postimi në Facebook.
Rrustemi tha se do të punojmë bashkërisht për të fuqizuar Vetëvendosjen.
“Vlora, ish deputete e LDK-së, ish Kryesuese e Kuvendit Komunal të Lipjanit dhe drejtoreshë e Shëndetësisë, nga sot i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! Bashkë me disa nga asambleistët e aktivistët e Lëvizjes, i uruam mirseardhje Vlorës e gatishmëri të plotë për të punuar bashkërisht në fuqizimin e Vetëvendosjes e ofrimit të alternativës për Lipjanin”, shkroi ai.
Ai më tej shtoi se do të punojnë që Vetëvendosje të jetë organizata më e fuqishme.
“Në këto ditë të zgjedhjeve të brendshme, po shtojmë radhët organizative e po krijojmë hapësirë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për të mirën e vendit e komunës sonë. Ardhja e Vlorës është kontribut i rëndësishëm e së bashku do të punojmë që Lëvizja të jetë Organizata më e fuqishme ashtu siç e ka edhe mbështetjen e madhe”, shkroi Rrustemi.
