Protesta e prillit 1999 në Prizren ku kishte edhe pankarta në gjuhën shqipe kundër sulmeve të NATO-s
Në kohën e bombardimeve të NATO-s, Serbia kishte munduar të manipulonte në menyra të ndryshme, shpesh edhe duke përodur shqiptarët se kinse ishin kundër bombardimeve.
Në kuadër të propagandës serbe një protestë ishte organizuar në prill të vitit 1999 në Prizren, ku në atë kohë mediat serbe e kishin paraqitur si protestë kundër bombardimeve të NATO-s nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Prizren.
Në këtë protestë nuk mungonin as pankartat në gjuhën shqipe “NATO MJAFT!” ku i bëhej thirrje NATO-s të ndalonte bombardimet, ku nuk mungonin flamujt jugosllavë por as fotografitë e kriminelit Sllobodan Millosheviq.
Për më shumë shihni pamje nga protesta e 13 prillit 1999./Magazina.al