[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Nesër nis edicioni 2022/23 në futbollin kosovar i cili pritet të jetë mjaft interesant si në luftë për titull ashtu edhe për ekzistencë, shkruan Demokracia.com.
Tashmë gjithçka duket gati derisa FFK ka caktuar edhe gjyqtarët e javës së parë.
[the_ad id="78756"]
Megjithatë, risi në këtë start duket zhvendosja e Drenicës nga stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj në atë “18 qershori”. Pra ndeshja Drenica – Llapi luhet të dielën në Klinë.
Demokracia.com mëson se ka qenë Drenica e cila ka kërkuar që ndeshjet si vendas ti zhvillojë në Klinë pasi në stadiumin “Bajram Aliu” është duke u vendosur sistemi i ujitjes në fushë.