Një burim i portalit rajoni.org, brenda inspektoratit komunal të Skenderajt ka paralajmëruar se një numër garazhdash do të rrënohen; të cilat gjenden karshi ndërtesë afër siptalit apo thënë me mirë anash ndërtesës ku po kryhen teset për COVID-19.
Të njejtat burime brenda drejtorise e cila gjithmonë është ne krye të detyres dhe shquhet për punë dhe efikasitet në këtë qytet, kanë thënë së për garazhdat në fjale kemi bërë thirrje që pronaret të lajmërohën në kohën e caktuar dhe të dëshmojn për lejet nese i kanë ose për ndryshe ato do të rrënohen, transmeton portali rajoni.org.
‘’Komuna përveç që synon që në këtë pjesë të këtë një pasqyrë të qartë rreth këtyre garazhdave, dhe cilat janë pa leje do të rrënohet. Në vend të këtyre do të bëhet hapsire me gjelbrim” ka thënë ky burim.
Banorët e asaj anë në vazhdimësi kanë pas ankesa rreth ambentit që mbretëron në atë hapsire e veçanarisht për sasin e mbeturinave qe ndodhën në atë pjesë e cila është një nga pjesët me të ndotura të qytetit .
Ditë më parë edhe nen kryetari i komunës se Skenderajt, Sami lushtaku, gjatë vizitës në atë pjesë të qytetit ju ka premtuar banorëve që shumë shpjet do të ndërmar diqka për largimin e nbeturinave, mirëpo a është ky fillimi i këtij procesi do të dihet ditëve në vazhdim./Rajoni.org/