Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Ky është një nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares, postoi video edhe në ditën e ngjarjes

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    26 vjeçarit që dyshohet të ketë përdhunuar një vajzë 11 vjeçare në Dragodan me katër persona tjerë i është zbuluar identiteti nga mediet tjera. Emri i tij është Ekrem ndërsa mbiemri Rexhepi dhe ai ka qenë i hetuar edhe për vepra të tjera penale nga autoritetet e vendit.

    Ngjarja makabre ka ndodhur fillimisht në parkun e Dragodanit në Prishtinë për të vazhduar më pas në një lokacion tjetër të panjohur.

    [the_ad id="78756"]

    Rexhepi tashmë është në paraburgim së bashku me një vëlla të tij të mitur, me masën që i është shqiptuar sot gjatë ditës nga Gjykata pas kërkesës së Prokurorisë Themelore.

    I dyshuari për aktin që ka tronditur vendin del se ka qenë aktiv në rrjetet sociale të Internetit, më saktësisht në platformën TikTok.

    @ekremrexhepi269

    ♬ Toka Ime - Gold AG

    Në këtë rrjet social, ai shihet derisa me PickUp-in me të cilin në dosjen e Prokurorisë pretendohet të ketë kryer aktin, xhiron shumë e shumë klipe për ndjekësit e tij.

    Videoja e fundit e tij është postuar dy ditë më parë, (27 gusht) ose saktësisht në kohën kur raportohet të ketë ndodhur dhunimi i dyshuar në Parkun e Lagjes Arbëria (ish Dragodan) në Prishtinë.

    Në një nga këto video, ai xhirohej nga dikush duke dalë nga rruga e një mali të panjohur pikërisht me Pick-Upin (veturë transportuese) e përmendur nga Prokuroria Themelore.

    Sipas Prokurorisë, i pandehuri ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës "në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij i mitur. Pastaj i pandehuri ka shkuar me (veturën) PickUp te parku në lagjen "Arbëria" në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh. S. dhe G. J. të cilën ndodhen në arrati dhe të dëmtuarën. Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe Xh. S ndërsa i pandehuri së bashku me G. J. dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që psa pak E. R. ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç," - përshkruhet në kërrkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

    Z. Rexhepi raportohet të jetë edhe dëgjues i muzikës që nxit mosbindjen ndaj autoriteteve të rendit dhe kriminalitetin.

    Në një nga tekstet e njërës prej këngëve që i dyshuari ka postuar në profilin e tij në TikTok shkruhet si vijon:

    “Ti folë për polici po ata shpinë as që ta dinë, S’e keni asnjë vepër (penale), qata për juve s’nijmë. S’e ki provu qelinë, s’e ke provu arratinë,”

    Kujtojmë se Rexhepi tashmë është në paraburgim me vendim të Gjykatës ndërsa tre persona të tjerë janë në arrati të kërkuar nga Policia e Kosovës. Rexhepi ka qenë i dyshuar edhe për vepra të tjera penale por ishte lënë i lirë nga autoritetet.

    Personat e apostrofuar janë të pafajshëm deri në një vendim ose aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Kjo është gjendja shëndetësore e të riut nga Qirezi i Skenderajt, që u plagos nga dorasi i mitur

    Tradhtia e burrit shkakton konflikt mes çiftit në Skenderaj: 35-vjeçari e sulmon gruan, e kërcënon se do ta vrasë atë dhe veten

    Ndikimi i Rusisë në Kosovë dhe milionat e investuara

    Ky është i riu qe u therr për vdekje me thikë nga një person ende i paidentifikuar nga Policia, pas një mosmarrëveshje në trafik

    Norvegjia jep lajmin se do ta mbyllë Ambasadën në Kosovë

    Dugolli në Senat pranon fajin për plagjiaturë: Dënomëni, kam gabu që i kam besu Ardian Kastratit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.