Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatës Teach for Kosova, ku është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Komunës dhe kësaj organizate, në kuadër të projektit “Promovimi i mendimit kritik dhe kohezioni multietnik tek te rinjtë”, shkruan portali rajoni.org.
Sipas drejtorit ekzekutiv të Teach for Kosova, Egzon Gashi, projekti ka për qëllim që nëpërmjet një sërë aktivitetesh të parapara, të promovojë mendimin kritik tek te rinjtë për çështje të caktuara.
Me qëllim të implementimit të këtij projekti në komunën e Skenderajt, përkatësisht në shkolla, është nënshkruar edhe memorandumi i mirëkuptimit, ndërmjet kryetarit Nura dhe drejtorit Gashi.
Pjesë e projektit është edhe asamblistja e IDEAL’it, Sala Jashari, e cila është emëruar si koordinatore e organizatës në fjalë, për komunën e Skenderajt./Rajoni.org/