Kryetari qendrës se Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj ka reaguar nëpërmjetë një postimi në rrjetin social ‘facebook’, pas largimit të pensionistëve nga zyret e tyre, të cilën muaj me parë pushteti i Fadil Nurës e kishtë qujatur premtim të realizuar, ndersa 7 muaj me pas i njejti pushtet i largon nga zyret, shkruan portali rajoni.org.
Mehani në rrjetin social facebook ka shkruar: “Mat me dy lëvizje – Komuna e Skënderajt i ka nxjerrur jashtë pensionistët nga hapësira që ua kishte nda më 2 shkurt.
Që kjo ishte farsë e ulët me pensionistët e kam ditur qysh në fillim. Por që tregohen kaq banditë ndaj pensionistëve kurrë nuk e kisha besuar.
Njëri nga pensionistët kishte shkuar në mëngjes për ta hapur lokalin. Dikush gjatë natës kishte hyrë brenda dhe ia kishte ndërruar cilindrin derës kryesore.
Pensionistët thërrasin policinë. Policia vie në vend të ngjarjes, nuk mund të hapin rast sepse nuk kishte shënja që objekti ishte thyer me dhunë.
Më vonë në derën kryesore ishte shkruar se objekti ishte në rinovim. Pra, ata që kishin ndërruar cilindrin gjatë natës nuk ishin banditët, por ishte dikush nga komuna.
Me ju thanë: Zoti i marroftë, më të marrur se kaq nuk mund të bëhen.
Pse natën dhe pse tinxa?! Dhe pse kështu me pensionistët?!”