[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll, ndeshje kjo të zhvilluara në kuadër të javës së pestë.
Gjilani e ka mposhtur në udhëtim Dukagjinin, me rezultat 0-1, në ndeshjen e zhvilluar në Klinë.
[the_ad id="78756"]
Skuadra e Zekirije Ramadanit edhe në duel me Dukagjinin, ka vazhduar me formën e mirë, duke arkëtuar edhe tri pikë tejet të rëndësishme në garën për kreun e tabelës. Solomon në minutën e 38-të realizoi golin e fitores për Gjilanin.
Më këtë fitore Gjilani ‘blindon’ kreun e tabelës, ku pas pesë ndeshjeve ka arritur katër fitore dhe një barazim.
Ndërkaq, Drenica dhe Ferizaj kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola, takim ky që u zhvilluar në ‘Bajram Aliu’.