Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Mesazhi i Arsim Kabashit për Kushtrim Gashin pas derbit: Ishe bërllok, po mundohesh m’i lëndu shokët, kurrë Zoti s’ka me ta dhanë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Dje është zhvilluar kryendeshja e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri”, me ç’rast tre pikë i fitoi ekipi i Ilir Dajës, falë golit të Albion Rrahmanit në minutat e fundit të pjesës së parë.

    Në këtë ndeshje u paraqit edhe Kushtrim Gashi, ish lojtari i Ballkanit, aktualisht lojtar i FC Prishtinës – pasi presidentët e dy klubeve u pajtuan paraprakisht që ai të merrte pjesë në këtë sfidë.

    [the_ad id="78756"]

    Por, jo gjithçka shkoi mirë për të pasi e humbi ballafaqimin, por edhe kishte një mesazh aspak të hijshëm pas përfundimit të duelit nga presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi.

    GazetaBlic Sport mëson ekskluzivisht se presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, ia ka dërguar një mesazh Kushtrim Gashit dje – ku i thotë se po dëshiron t’i lëndojë lojtarët e Ballkanit, teksa e quan edhe “bërllok”.

    Ky është mesazhi i dërguar nga Arsim Kabashi në drejtim të Kushtrim Gashit (pa ndërhyrje):

    “Kam pas respekt shume per ty, por ti ishe bërllok djale, ani me ardhke gjynah prej teje, une i kam fajet se ste kam kall nje vjet more berllog, sa buken e ke hanger prej meje, cfare arrogance ndaj shokeve tu po mundohesh me kast mi lendu, berllog kurre Zoti ska me ta dhane”, është mesazhi që Arsim Kabashi ia ka dërguar Kushtrim Gashit, të cilën ‘GazetaBlic Sport’ e siguron ekskluzivisht.

    Para publikimit të këtij lajmi, mediumi ynë ka kontaktuar me Arsim Kabashin dhe futbollistin e Prishtinës, Kushtrim Gashi, megjithatë ata nuk janë prononcuar.

    Kujtojmë se Kushtrim Gashi ishte pjesë e Ballkanit në tri edicionet e fundit, ku edhe fitoi Superligën e Kosovës. Ai u largua nga Ballkani para ndeshjes me Zalgiris, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve – pasi kishte probleme me trajnerin Ilir Daja.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.