Tik – Tok-u është padyshim njëri nga rrjetet sociale më të përdorura në gjithë botën ku përjashtim nuk bënë as Kosova. Me një funksionim të thjeshtë përmes videove të shkurtëra, përdoruesit e kësaj platformë krysisht janë adoleshentën, e ku mosha minimale e përdorimit është 13 vjeç, megjithatë përdoret edhe nga moshat më të reja.
Aplikacioni që u bë mjaft popullor vitet e fundit, ka shqetësuar shumë prindër dhe ka alarmuar ekspertë të shëndetit mendor për shkak të përmbajtjes kryesisht negative dhe impaktin që po shkakton tek moshat e reja.
Learti* një gjimnazist nga Malisheva e pohon se për shkak të Tik – Tok-ut ka rënje të pjesshme në suksesin shkollor. Njohjen me këtë rrjet social thotë se e kishte që nga koha e karantinimit masiv për shkak të pandemisë Covid – 19. E nga ajo periudhë, 16 vjeçari thotë se orët e kaluara në telefon janë shpeshherë “jashtë normales”.
Pavarësisht që nuk prodhon përmbajtje të vetën ne profilin e tij, videot që shfaqen brenda Tik – Tok-ut, ai thotë se nxisin të qëndroj gjatë në telefonin.
Tiktok / Kush ka frikë nga TikTok?
“T’nxitë Tik – Tok-u diqysh, se ka lloj – lloj video aty edhe veç kur e sheh që kanë kalu tri orë a ma shumë që je tu pa video e budallakina”, thotë duke qeshur Learti.
Ai tregon se edhe brenda shkollës, përveç që e përdorë këtë rrjet social, diskutimet me shokët rreth personazheve të “njohura” në Tik – Tok janë gjithmonë prezente në klasë.
“I komentojna me shokë shumë qita njerëz që janë të famshëm në se krejt klasa gati kena Tik – Tok. Edhe me t’kallxu drejtën edhe msimin e kena lanë anash pak se po humbin shumë kohë qaty”, thotë ai.
A ndikon TikTok në shëndetin mendor tek të rinjët?
Javën e kaluar, Policia e Kosovës ka arrestuar një 20 vjeçar nga Gjilani, i cili përmes videove në Tik – Tok përmende fjalor denigues ndaj vajzave të mitura.
E.M i lindur në vitin 2003, i cili ka rreth 13 mijë ndjekës në këtë rrjet social nuk e kursente fjalorin e ndytë ndaj fëmijëve shkak për të cilin ndaj tij është ngritur kallzim penal për veprën “Degradim i integritetit seksual”.
“I dyshuari në disa faqe të internetit është shfaqur direkt (LIVE) në një video ku ka biseduar me vajza me fjalor degradues, edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura 16-17 vjeçare ndërsa njëra prej tyre 18 vjeçare, i dyshuari edhe pse e kupton që është duke komunikuar me të mitura ai flet fjali nxitëse seksuale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë ku rasti është proceduar për në Prokurorinë Themelore në Gjilan.
Për sociologun Ferdi Kamberi, Tik – Tok-u ka marrë përmasa të “frikshme” të përhapjes dhe ekspozimi i fëmijëve tek ky rrejt social prodhon shumë pasoja, siç janë varësia, bullizmi.
“Ekspozimi i shpeshtë i fëmijëve para rrjeteve sociale ngërthen në vete shumë pasoja, si:
Së pari – varësia, meqenëse aplikacionet e rrjeteve sociale përfshirë TIK TOK-un ka në pafundësi materiale, të rinjtë hutohen dhe në vazhdimësi krijojnë varësi ndaj rrjeteve të tilla sociale”, thotë Kamberi për Nacionalen.
Bullizmi është njëri nga dëmët tjera që përmend Kamberi, i cili mendon që si i tillë prodhon “përjashtim social”
“Së dyti, – bullizmi, në rrjetet sociale të rinjtë kanë tendenca të bullizohen njëri me tjetrin dhe ky bullizim të shndërrohen nga bota virtuale në atë fizike dhe të merr konotacione negative, duke etikuar të tjerët dhe duke krijuar kështu një lloj ‘përjashtimi social’”, thotë sociologu, teksa nevojën për vëmendje dhe performancën në shkollë, sikurse rasti i Leartit i përmend si faktorë të tjerë që ndikojnë negativisht tek adoleshentët që janë përdorues të Tik – Tok-ut.
“Mungesa e performancës në shkollë – rrjetet sociale tani më janë bërë rutinë pa të cilat jeta nuk ka kuptim, sepse i tërë komunikimi zhvillohet përmes rrjeteve sociale/platformave të ndryshme. Mirëpo, varësia nga to ndikon edhe në lënien anash të aktiviteteve sociale dhe mësimore. Në përgjithësi vërehet se dallimi në mes të të rinjve të cilët përdorin shumë rrjetet sociale dhe atyre të cilët përdorin mesatarisht, është shumë i madh, ku ata/ato që pëdorin rrjetet sociale në masë të madhe kanë edhe performancë të ulët në shkollë” argumenton Kamberi, teksa thotë se përmes Tik – Tok-ut në masë të madhe promvohet edhe bullizmi.
“Së fundi kemi parë që në rrjetet sociale sidomos në TIK TOK manifestohet dhuna dhe bullizmi ndërmjet grupeve të të rinjve, promovohen fryrjet banale, seksiszmi dhe racizimi, stigmatizohen të rinjtë, por edhe të rriturit, përdoret gjuhë denigruese dhe gjuhë e urrejtes, gjë që pasqyron më së miri dimensionin e rrjeteve të tilla sociale”, thotë sociologu
Adoleshentët janë shumicë
Tik-Tok-u është aplikacioni më i përdorur në botë dhe këtë të arritur e arriti shumë shpejt. Që nga lansimi vetëm pesë vjet më parë, aplikacioni ka sjellë një shkëlqim të ngrohtë për përdoruesit e tij mbi 1 miliard.
Në rastin e TikTok, shumica janë akoma adoleshentë. Të dhënat tregojnë se afërsisht 41% e përdoruesve janë midis 16 dhe 24 vjeç.
Interneti / Si evoluoi interneti? Prej kompjuterëve që zinin gjysmën e dhomës e te 5G-ja fanta-shkencore
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tik – Tok-u është zgjedhur një ndër aplikacionet më të shkarkuara gjatë vitit 2021 me 94 milionë shkarkime nga përdoruesit e telefonëve të mençur.
Rritja e interesimit të përdoruesve për të qenë aktiv në “Tik-Tok” ka të bëjë edhe me pagesat që ky aplikacion iu bën përdoruesve që kanë aktivitet të madh dhe që mbledhin mijëra shikues në profilet e tyre.
Edhe në Kosovë shumë persona tregojnë haptas se nga përdorimi i mundësive që ofron Tik – Tok-u pëfitojnë shumë mjaftë të mëdha. Ndërkohë që Kosova është një nga shtetet më të mëdha në Evropë për qasjen në internet.
Në anketimin e vitit të kaluar, të dhënat e Agjensisë së Statistikave të Kosovës tregonin se mbi 96% të popullsisë kosovare kanë qasje në internet. Sipas ASK-së Agjencisë vetëm 2.1% e popullësisë në Kosovë deklarojnë se nuk e përdorin sistemin e rrjeteve kompjuterike.