Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Kosovarët po zhyten në kredi

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Pesë miliardë euro është vlera e depozitave që kosovarët ua kanë besuar bankave komerciale, duke arritur rekord për herë të parë që nga paslufta.

    Prej këtyre 5 miliardëve, sipas raporteve të BQK-së, depozita të ekonomive familjare janë 3 miliardë e 451 milionë euro, 957 milionë euro të korporatave jo financiare dhe 260 milionë euro të korporatave tjera financiare.

    [the_ad id="78756"]

    Nga ana tjetër, vlera totale e kredive të lëshuara ka arritur në 4 miliardë e 164 milionë euro.

    Para pak muajsh, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka paralajmëruar për rrezikun e mbingarkesës me borxh të ekonomive familjare në Kosovë.

    Siç thonë ata, me rritjen e vazhueshme të kreditimit nga ekonomitë familjare, e veçanërisht në kohën e fundit, kur bankat janë duke lëshuar më shumë kredi, ajo paralajmëron se është rritur edhe më shumë rreziku i mbingarkesës me borxh të familjeve dhe pamundësisë së tyre për t’i paguar këstet mujore.

    Në një publikim të BQK-së, rreth“Ngarkesës me borxh të ekonomive familjare në Kosovë”, të publikuar në këtë muaj, ata vlerësojnë se ngarkesa me borxh e ekonomive familjare gjithnjë e më shumë po paraqet rrezik direkt në qëndrueshmërinë e borxhit të ekonomive familjare dhe në stabilitetin e sistemit financiar si tërësi.

    Ngarkesa e akumuluar e borxhit shkakton pasoja të mirëqenies sociale

    Sipas tyre, ngarkesa e akumuluar e borxhit mund të shkaktojë edhe pasoja të tjera të mirëqenies sociale të huamarrësve duke rritur kështu ndjeshmërinë e tyre ndaj rrezikut të varfërisë dhe përjashtimit social.

    Në bazë të raportit, me ç’rast BQK-ja ka marrë për studim gjithsej 1,805 mostra, mbingarkesa me borxh për huatë varion nga 27.4 përqind, kur merren për bazë vetëm të hyrat e huamarrësit, ndërsa bie në 11.7 përqind kur merren për bazë të hyrat e gjithë njësisë familjare. Mbingarkesa nënkupton rastet kur niveli i borxhit mujor vetëm për huatë, tejkalon 50 përqind së të hyrave mujore.

    Por, mbingarkesa me borxh bazuar vetëm në të hyrat e huamarrësit mund të reflektojë në mbivlerësim të gjendjes së ngarkesës, për shkak të bashkë-huamarrjeve dhe faktit se ekonomitë familjare bashkojnë të hyrat për të mbuluar shpenzimet.

    Mirëpo, në këtë raport BQK-ja thekson se në vlerësimin e mbingarkesës me të hyra të ekonomisë familjare, për shkak të mungesës së informacionit për borxhin e mundshëm të huave të anëtarëve tjerë të familjes, mund të kemi pasqyrë të nënvlerësuar të nivelit të ngarkesës, andaj, edhe rezultatet e mbingarkesës të publikuara në këtë raport, nuk duhet të interpretohen si vlerësim absolut i gjendjes faktike, por si indikacion i nivelit të përafërt të mbingarkesës së ekonomive familjare me hua në sektorin financiar në Kosovë, i cili konsiderohet të jetë në intervalin ndërmjet rezultateve të lartcekura nga të dy indikatorët (me të hyra të huamarrësit dhe atij me të hyra të njësisë familjare).

    Ndërkohë, në fazën e parë të mbingarkesës – në rrezik për mbingarkesë në rastet kur kësti mujor i huasë përbën 50 deri në 75 përqind së të hyrave mujore, janë 21.8 përqind të huamarrësve. Ndërsa, kur merren parasysh të hyrat e gjithë njësisë familjare, në rrezik për mbingarkesë janë 8.2 përqind të ekonomive familjare, kurse në fazën kritike – me raport të borxhit ndaj të hyrave në intervalin 75 deri 100 përqind – rezultojnë 3.8 përqind e huamarrësve dhe 2.0 përqind e ekonomive familjare. Rastet kur shpenzimet e kësteve të huamarrësit tejkalojnë plotësisht të hyrat mujore bruto duke kaluar në gjendje jo-solvente, paraqiten në 1.8 përqind të mostrës së huamarrësve dhe 1.4 përqind të ekonomive familjare, sipas BQK-së.

    Niveli i ngarkesës me borxh rritet me huamarrjen e shumëfishtë

    Niveli i ngarkesës me borxh të huamarrësve rritet zakonisht me huamarrjen e shumëfishtë, në veçanti me posedimin e shumë kontratave aktive kreditore në institucione të ndryshme.

    Huamarrësit e shumëfishtë që kanë pasur kredi aktive në institucione të ndryshme, kishin pothuajse dy herë më shumë raste të mbingarkesës me borxh, përkatësisht 40.5 përqind e tyre (22.2 % e ekonomive familjare) ishin të mbingarkuar me borxh, krahasuar me 24.2 përqind të huamarrësve të shumëfishtë që kishin dy e më shumë kredi në institucionin e njëjtë (7.5 % për ekonomitë familjare). Gjithashtu edhe probabiliteti i të qenit në fazë kritike të ngarkesës dhe në gjendje jo-solvente për të paguar detyrimet, ishte dukshëm më i lartë për huamarrësit e shumëfishtë dhe atë në disa institucione.

    Pra, rrjedhimisht tendencat më të larta të vonesave në pagesën e kësteve të kredive, ishin në mesin e huamarrësve të shumëfishtë (më shumë se një kontratë kreditore aktive), por nga institucione të ndryshme, ku në bazë të analizës së BQK-së, rreth një çerek i huamarrësve të shumëfishtë, me produkte kreditore në institucione të ndryshme, janë në vonesë, krahasuar me vetëm 2.0 përqind të huamarrësve të shumëfishtë por në të njëjtin institucion. Pjesëmarrja e huamarrësve me vonesa për më shumë se 2 muaj ishte 8.5 përqind, shumica e të cilëve (74.4%) ishte në vonesë në vetëm një kontratë kreditore.

    “Probabiliteti i vonesave të huamarrësve rritet me rritjen e numrit të kontratave kreditore, me ç’rast huamarrësit me katër e më shumë kontrata kreditore kishin më së shumti vonesa”, theksohet tutje në raport.

    Sipas këtij studimi, ekonomitë familjare, në mesatare, kishin të hyra mujore prej 1,084 euro, kurse mediana e të hyrave mujore ishte më e ulët, përkatësisht 830.5 euro. Të hyrat në ekonomitë familjare me më shumë anëtarë të punësuar ishin më të mëdha, por dallimet përgjithësisht bien me rritjen e numrit të të punësuarve. Mesatarisht, të hyrat rriten për 350 euro me rritjen e numrit të një të punësuari, deri në katër të punësuar

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.