[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Një punëtor është rrëzuar nga lartësia e një objekti në të cilin ishte duke punuar në qytetin e Skenderajt, shkruan portali rajoni.org
Lajmin për portalin e rajoni.org e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
[the_ad id="78756"]
“Po, është e vertete qe një punëtor është rrezuar nga njëri kat i objektit dhe se në vendngjarje kanë dalur njesit relevante për ti hetuar shkaqet”, ka thënë Zahiti nëpërmjetë telefonit për rajonin.
Mirëpo po ashtu rajoni ka mësuar se ngjarja ka ndodhur pas orës 16 në njerin nga objektet qe po ndërtohet në Skenderaj.
Sipas burimeve të rajonit i lënduari pas marrjës se ndihmës se parë në QKMF për trajtim të metejshëm është derguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Mitrovicës.